Panorama Sport (Albania)

Duro, kunj trajnerëve të huaj: Paguhen trefish dhe janë pa nivel

"Ne kemi pasur suksese, stadiumi na penalizon"

- SKERDILAID SULOZEQI

Shpëtim Duro "thum bon" të huajt. Në një deklaratë të dhënë për "ABC News" ai shpreh habinë që klubet kanë gjithnjë e më shumë dëshirë të shpenzojnë trefish financiari­sht për trajnerë që vijnë nga jashtë, në një kohë që janë më poshtë krahasuar me shqiptarët. "Ana profesiona­le e shumë trajnerëve në Shqipëri është e një niveli shumë më të lartë se ajo trajnerëve që kanë ardhur nga jashtë. Po t'u hedhim një vështrim 10 viteve të fundit, janë trajnerët shqiptarë që kanë pasur suksese edhe në fitimin e kampionate­ve, edhe në fitimin e kupave, edhe në Kupat e Europës. Kanë një dëshirë klubet që t'i paguajnë trefish më shumë se ne, në një kohë në nivelin profesiona­l janë poshtë nesh", tha për këtë çështje 59-vjeçari.

Kreu - Është i kënaqur me kreun, e megjithatë saktëson se rëndësi ka që këto pozita të ruhen kur të vijë fundi i kampionati­t. "Jemi në vendin e parë, por është e përkohshme. Është luajtur vetëm gjysma e kampionati­t. E rëndësishm­e është të jesh i pari në fund, jo tani. Megjithatë, është pozitive. Pas shumë përpjekjes­h, lufte dhe sakrificas­h, tani jemi në pozita të mira. Të jesh në vend të parë dhe të luash jashtë fushës sate dhe pa mbështetje­n e spektatorë­ve, pa dyshim është një sakrificë e madhe, në raport me ekipet si Partizani dhe Tirana që kanë tifozë të shumtë. Lojtarët e ardhur, sidomos Abazaj dhe Gavazaj, kanë qenë pa numrin e ndeshjeve të plota sezonin e kaluar. Gjithashtu, edhe pa stërvitjet e duhura. Them që kanë hyrë në ritmin e duhur në ndeshjet e fundit. Kemi pasur edhe dëmtime, por 3-4 ndeshjet e fundit është hera e parë që skuadra ka qenë e plotë", u shpreh trajneri, duke ngritur si shqetësim "endjen" nga një stadium në tjetrin

Mbrojtja - Nuk mendon që të bëjë ndryshime të mëdha në janar, madje evidenton se edhe mbrojtja, përtej golave të pësuar, ka bërë mirë. "Kemi marrë gola më pak se skuadrat e tjera. Edhe ata gola, 50 për qind të tyre i kemi marrë me penallti. Kjo tregon se skuadra ka qenë mirë. Nuk është vetëm mbrojtja, por mënyra e lojës në tërësi. Të shikojmë kur të mbarojë kampionati. Deri tani mendoj që të mos bëjmë ndryshime në merkaton e janarit", përfundoi tekniku i Kukësit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania