Panorama Sport (Albania)

KI ARTIEGFOqR.IA5E Edi Martini: Ja plani për Teutën

"Partizani nuk më tremb në debutim, ekipi ka potencial"

- ZAMIR QYPI

Edi Martini është pre zantuar sot si tra jneri i ri i skuadrës së Teutës, klub në të cilin ai ka nënshkruar një kontratë. Tekniku 44-vjeçar është prezantuar në një mbledhje të shkurtër para lojtarëve nga njëri prej presidentë­ve Ardian Bardhi, shefit të klubit Enid Furrxhi dhe drejtorit Artan Shyti. Menjëherë pas prezantimi­t, trajneri i ri i durrsakëve ka filluar punën me grupin e lojtarëve në dispozicio­n, për t'u përgatitur për ndeshjen e së mërkurës përballë Partizanit, e cila do të jetë dhe ndeshja e parë zyrtare e trajnerit Martini. Martini do të ketë përkrah tij Eduard Salillarin, i cili do ketë rolin e preparator­it atletik. Pasi Iris Selimi është larguar nga skuadra, sepse u shkarkua Bledi Shkëmbi dhe në këtë mënyrë Salillari një njohje e vjetër te Teuta, është kthyer në rolin e përgatitës­it atletik. Pjesë e stafit të ri teknik dje ishte edhe italiani Françesko Vitobello, e gjithashtu trajneri i portierëve, Bledar Rizvani. PREZANTIMI I TRAJNERIT

Mund të jetë koincidenc­ë, por edhe një shenjë e fatit, që një ish-bomber merr drejtimin e pretendent­es që shënon më pak gola në Superiore. Sepse Teuta vazhdon të mbetet pretendent­e për titull, ndonëse Martini ridimensio­non disi objektivat, duke u fokusuar më së shumti në Europë. Në intervistë­n për "Panorama Sport", trajneri i ri thotë se ka informacio­n mjaftueshë­m për Teutën dhe se i jep një avantazh të konsiderue­shëm faktit që ai e njeh shumë mirë ambientin aty.

Martini, pse e zgjodhët Teutën?

Ka shumë motive. Vërtet shumë. Sepse është një klub shumë i rëndësishë­m në kampionati­n tonë. Sepse njoh ambientin, mentalitet­in dhe mbi të gjitha kam një raport të shkëlqyer edhe me drejtuesit. Prej vitesh. Kam punuar edhe më parë këtu dhe mendoj se është ambienti i duhur për të punuar në kushte shumë të mira.

Çfarë po bënit në kohën që Hasanbelli­u ju telefonoi?

Isha në Gjermani, i angazhuar në një kamping për zbulimin e talenteve për llogari të FSHF-së. Nuk e prisja të them të drejtën, por puna e

trajnerit kështu është. Për një moment u befasova dhe më pas m'u desh të bëja një seri lëvizjesh, që te ndryshimi i biletës deri te sistemimi i disa detyrave që më duhej të kryeja aty. Më pas erdha sa më shpejt që pata mundësi, sepse mendoj se është një shans që do ta donte kushdo që punon në Shqipëri.

Sa e njihni Teutën?

E njoh mjaftueshë­m. Ne jetojmë në Shqipëri dhe njerëzit e futbollit, edhe pse ndonjëherë nuk janë aktivë në klube, e njohin mirë kampionati­n shqiptar. Kjo nuk ka as diskutimin më të vogël.

A është paradoks që një ish-bomber në futbollin e luajtur, tani merr përsipër të drejtojë skuadrën e dytë me sulmin më të dobët të Superiores...

E di ku doni të dilni, por kjo nuk më step. Mendoj se Teuta ka goxha potencial dhe unë kam shumë besim te sulmuesit e saj, por edhe te pjesa tjetër e skuadrës. Kam përshtypje­n se deri tani ka qenë më shumë një ngërç psikologji­k, sesa mungesë cilësie. Edhe unë kur kam luajtur futboll, kam pasur periudhat e mia të vështira, kur topi nuk donte të hynte në rrjetë. Por jam i bindur se do ta zgjidhim.

A është kjo Teutë realisht për titull? A e mban dot presionin e të luftuarit për titull?

Teuta është një emër i madh dhe ka një kontingjen­t lojtarësh realisht cilësorë. Natyrisht, objektivat madhorë kanë edhe presion më tepër, por ne duhet të jemi edhe me këmbë në tokë. Teuta do të luftojë maksimalis­ht në çdo ndeshje, madje edhe për objektiva madhorë, por unë nuk e kam problem të them se primare për ne është të mos diskutojmë Kupat e Europës. Më pas, nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur, të jeni të bindur se do të luftojmë me sa të mundemi për gjithçka.

A ju vë në vështirësi që do të debutoni pikërisht kundër kampionëve të Shqipërisë, Partizanit?

Eh, mund të kishim edhe një kundërshta­r pak më të lehtë, por mua më pëlqen. Pse e them këtë? Sepse jam një njeri që i pëlqejnë sfidat. Me Partizanin nuk është e lehtë për asnjë, por edhe ata që luajnë kundër Teutës nuk e kanë të lehtë kurrë. Ne do të përpiqemi të marrim maksimumin, por do të flasë fusha. Ajo i jep verdiktet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania