Panorama Sport (Albania)

Disiplina, gjobë Partizanit dhe Tiranës

Klubet duhet të zhdëmtojnë dëmet në impiant

-

Partizani dhe Tirana luajtën për herë të parë në një stadium me prani të tillë njerëzish, të paktën në mijëvjeçar­in e ri. Rreth 19.000 persona ishin të pranishëm në ndeshjen e së premtes në stadiumin e ri kombëtar, në përfundim të së cilës pati edhe dëmtime të ndryshme në sektorët respektivë të tifozëve ultras. Për këtë, dje janë publikuar edhe ndëshkimet që kanë pësuar të dyja ekipet e kryeqyteti­t nga Komisioni i Disiplinës, kryesisht për sjelljen e tifozërive respektive.

Disiplina - Partizani dhe Tirana janë gjobitur njësoj nga Komisioni i Disiplinës pas sjelljes së tifozërive në stadiumin e ri kombëtar gjatë zhvillimit të ndeshjes derbi, e vlefshme për javën e 15të. Për të dyja klubet ka nga një vendim të ngjashëm: Gjobë në masën dy milionë lekë (të vjetër) si dhe urdhër për të zhdëmtuar dëmet e shkaktuara.

Vendimet - Ja vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës për të dyja ekipet e kryeqyteti­t. "1- KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë (të rinj). KF Partizani detyrohet të dëmshpërbl­ejë dëmtimet e shkaktuara në 'Air Albania Stadium' nga tifozëria përkatëse sipas aktkonstat­imit të 'Qendrës Sportive Kuq e Zi'.

2- KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorë­ve dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë (të rinj).

KF Tirana detyrohet të dëmshpërbl­ejë dëmtimet e shkaktuara në 'Air Albania Stadium' nga tifozëria përkatëse sipas aktkonstat­imit të 'Qendrës Sportive Kuq e Zi'", ka vendosur Komisioni i Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania