Panorama Sport (Albania)

Egbo: Në derbi ishim të gjithë trajnerë, gati të drejtoj ekipin

Trajneri nigerian: Jam në dispozicio­n të klubit

-

Emanuel Egbo gjithmonë është minimalist. Kur flet, por edhe kur merr meritat për një fitore si ajo me Partizanin. Modest, ai thotë për "Panorama Sport" sapo del nga dhomat e zhveshjeve se në sfidën me të kuqtë zbuloi se cili ishte çelësi i fitores. "Lojtarët ishin në fushë si ushtarë dhe jo si gjeneralë. Ja ky është sekreti që fituam, por edhe stadiumi na solli fat. Kjo fitore vjen edhe në sajë të Zotit", tha në fillim Egbo. Trajneri i graduar i Tiranës zbuloi se në fushë gjithçka e bënë futbollist­ët e tij, pasi në të tilla raste taktika nuk është se ndryshon ndonjë gjë të madhe. Ata dhe Zoti fituan ndaj Partizanit. "Asgjë më shumë. Nuk kam bërë ndonjë gjë të veçantë. U thashë luani dhe luftoni si vëllezër në fushë. Dhe ata kanë luajtur si grup bashkë.

Nëse luajnë bashkë si në derbi, kjo skuadër nuk do të ketë probleme deri në fund të kampionati­t. Në derbi ishim të gjithë bashkë. Duke filluar nga unë, Erando, Osmani. Të gjithë ishim trajnerë ndaj Partizanit dhe për këtë fituam", vazhdoi më tej nigeriani me pasaportë shqiptare.

Nuk kishte si të mos flitej për tifozët në një ndeshje derbi. Sipas Egbosë ata kanë qenë, janë dhe do të jenë fantastikë. "Falënderoj tifozët, sepse na kanë mbështetur para dhe pas ndeshjes. Dua që ata të jenë sa më të shumtë në ndeshje, edhe kur jemi mirë dhe kur jemi keq. Ata janë forca jonë", vazhdoi më tej trajneri provizor i Tiranës.

A do ta mbajë Egbo skuadrën nëse ia dorëzojnë si trajner i parë? Emanueli i qëndron idesë që ekipit i duhet një staf i plotë, por nuk do të tërhiqet nëse merr votëbesimi­n e drejtuesve. "Derisa të jem trajner i parë, do të bëj gjithçka mirë. Jam në dispozicio­n të klubit nëse ma japin drejtimin e skuadrës. Falënderoj tifozët për mbështetje­n", tha Egbo.

Trajneri bardheblu ka edhe dy dedikime për fitoren e së premtes. E para është bashkëshor­tja dhe më pas tifozët. "Fitoren ia dedikoj bashkëshor­tes në shtëpi dhe të gjithë tifozëve që na kanë mbështetur në këto kohë të vështira", mbylli Emanuel Egbo.

"Nëse luajnë bashkë si në derbi, kjo skuadër nuk do të ketë probleme deri në fund të kampionati­t. Në derbi ishim të gjithë bashkë. Duke filluar nga unë, Erando, Osmani. Të gjithë ishim trajnerë ndaj Partizanit dhe për këtë fituam".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania