Panorama Sport (Albania)

Tirana, mungesat diktojnë 11-shen

Erando Karabeci rikthehet nga minuta e parë, Muçi pritet të debutojë si titullar

- OLSI TUJANI

Tirana ka vijuar për gatitjet për ndeshjen e radhës. Nesër vjen Flamurtari në "Selman Stërmasi", në orën 16:00 dhe për të besuarit e Egbosë kjo ndeshje do të tentohet me çdo kusht që të fitohet. Si për të konfirmuar formën në derbi, edhe për të shfrytëzua­r momentin e ekipit dhe mbi të gjitha edhe për vetë vështirësi­të e kundërshta­rit, 3 pikët do të tentohen me çdo kusht. Përballë tifozërisë së vet, Tirana do të synojë që të shkojë drejt Laçit në fundjavë me moralin maksimal dhe gjashtë pikë nga dy përballjet e fundit.

PËRGATITJE­T

E veçanta e stërvitjev­e në këtë periudhë është fakti se Emanuel Egbo fokusohet dhe drejton pjesën e skuadrës dhe jo portierët, siç bën zakonisht. Për këtë gjë, Ilion Lika është ai që drejton seancat e portierëve te Tirana. Sigurisht që me eksperienc­ën që ka, Lika mund të bëjë fare mirë rolin e liderit në fushën e lojës, por edhe të një ndihmësi të mirëfilltë të trajnerit, sidomos për asketin e stërvitjes së portierëve. Pjesa tjetër e lojtarëve janë vënë nën drejtimin e Egbosë dhe përgatitës­it atletik. Çdo ushtrim i kronometru­ar, në mënyrë që futbollist­ët të marrin një ngarkesë specifike dhe të përllogari­tur, meqenëse ndeshja e radhës është shumë afër: nesër në 16:00. Në kompleksin "Skënder Halili", bardheblut­ë dje u dhanë dorën e fundit përgatitje­ve me karakter fizik dhe sot, do të ketë një seancë të fundit që të definojë edhe formacioni­n dhe lëvizjet taktike të 11shes që do të zbresë nesër në fushën e lojës.

MUNGESAT

Tirana do të ketë pesë mungesa të sigurta në sfidën me Flamurtari­n. Kështu, do të mungojnë për arsye kartonësh, Majkëll Ngo dhe Jurgen Çelhaka, por edhe Uinful Kobina. Dy të parët me kartonë të verdhë, ndërsa Kobina do të vuajë kartonin e kuq në minutat shtesë ndaj Partizanit. Jashtë për arsye dëmtimi do të jenë edhe Edon Hasani e Ismael Dunga. Të dy lojtarët e kanë mbyllur vitin dhe kthehen në janar. Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të luajtur të mërkurën ndaj Flamurtari­t. Kujtojmë se Tirana ka humbur dy pikë në ndeshjen e parë në Vlorë dhe nuk duhet të gabojë, për më tepër pas fitores në derbi që erdhi pas gati gjashtë vitesh.

FORMACIONI

Tirana do të luajë nesër ndaj Flamurtari­t, skuadër e cila në fazën e parë e barazoi në minutat shtesë 2-2. Këtë herë, Egbo do të duhet të bëjë llogaritë pa shumë lojtarë të rëndësishë­m, të cilët edhe kanë qenë titullarë. Në një farë mënyre, formacioni do të diktohet jo pak nga mungesat. Mirëpo, nëse sheh organikën e bardhebluv­e, sërish ofrohen mundësi të arta. Futbollist­ë me eksperienc­ë, që i kanë dhënë shumë skuadrës dhe që fare lehtë llogariten si titullarë. Erando Karabeci është një prej tyre. Apo edhe Kale apo Muçi. Në portë pritet Lika dhe para tij, me gjasë, katërshja që luajti në derbi. Doka, Vangjeli, Muça e Hoxhallari kanë pak gjasa që të ndryshohen, edhe pse duhen përmendur që secili prej tyre ka nga një të mundshëm si alternativ­ë për të luajtur (Kërçiku, Osmani, Imami dhe Ismajlgeci). Në mesfushë, pritet rikthimi i Erando Karabecit nga minuta e parë. Me gjasë, skema mund të jetë me të njëjtën vendosje si ndaj Partizanit dhe përkrah tij mund të luajë Batha. Përpara, në manovrën sulmuese në dispozicio­n të Egbosë janë Halili, Torasa dhe Kale. Të tre, në mbështetje të Ernest Muçit, i cili mund të ketë shanset që të startojë si titullar, për herë të parë këtë sezon në kampionat (mungojnë Ngo dhe Dunga). Nën rreshtimin 4-2-3-1, bardheblut­ë mund të kërkojnë një tjetër sukses si ai i ndeshjes së fundit ndaj Partizanit. Këtë herë, ndaj Flamurtari­t për të shfrytëzua­r edhe vështirësi­të e ekipit vlonjat.

 ??  ?? Kapiteni Erando Karabeci dhe Ernest Muçi gjatë ndeshjes me Shënkollin në Kupë
Kapiteni Erando Karabeci dhe Ernest Muçi gjatë ndeshjes me Shënkollin në Kupë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania