Panorama Sport (Albania)

Dështimi i trajnerëve të huaj te Partizani

Katër italianë dhe një portugez në gjashtë vite, por titullin e solli Gega

-

Gjatë epokës "Demi", Partizani është drejtuar nga pesë trajnerë të huaj, 4 prej tyre italianë. Me asnjërin prej tyre klubi nuk arriti të kishte vazhdimësi, duke mos shkuar më shumë se një gjysmë sezoni. Është thënë prej kohësh se eksperienc­a e trajnerëve të huaj te Partizani ka rezultuar dështim, shpresohet që rasti "Lerda" t'i ketë bindur drejtuesit për të besuar më shumë te trajnerët shqiptarë, siç ishte vjet Skënder

Gega, i cili ktheu titullin kampion pas një mungese 26-vjeçare.

MARCIO SAMPAIO: (9 shkurt 2014 - 4 maj 2014). Dështoi në sigurimin e një bilete europiane me Partizanin, që mbylli sezonin në vendin e pestë.

ANDREA AGOSTINELI: (4 janar 2016 - 31 maj 2016). E mori ekipin në vend të dytë dhe nuk arriti të fitojë betejën e titullit me Skënderbeu­n.

ADOLFO SORMANI: (1 korrik 2016- 10 tetor 2016). Me Sormanin suksesi ishte në Europë, ku eliminuan Ferencavro­shin në Champions dhe shkuan deri në fazën "play off" në Ligën e Europës. Në kampionat e drejtoi ekipin 5 javë, me 2 fitore, 2 barazime dhe u largua pas humbjes me Kukësin.

MARK IULIANO: (26 korrik 2018-5 nëntor 2017). Ish-mbrojtësi juventin e drejtoi ekipin në fazën e parë, ku arriti 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, me golavarazh: 5-7. Nën drejtimin e Iulianos, Partizani e mbylli fazën e parë në vendin e gjashtë.

FRANKO LERDA: (17 qershor 2019 - 14 dhjetor 2019). Ish-sulmuesi i Torinos mori në drejtim një ekip kampion, por në vend që të rriste nivelin e lojës dhe paraqitjen, Franko Lerda do të mbahet mend vetëm për problemati­kat dhe përplasjet e shumta që ka krijuar në skuadër. E nisi mirë në Europë, por me luhatje. Më pas aventurën në futbollin shqiptar e nisi me fitimin e Superkupës, por në startin e kampionati­t Kukësi i merr hakun Partizanit të Lerdës. Pas javës së 13-të të kuqtë kryesonin me katër pikë para Kukësit, por pas humbjes në Ballsh vjen disfata në derbi, që me formacioni­n eksperimen­tal vulosi edhe fatin e Franko Lerdës, i cili e ka mbyllur aventurën me "demat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania