Panorama Sport (Albania)

Koincidenc­ë fatale, Luftëtari e mbyll vitin pa trajner

Novi pezullohet nga Disiplina, "spaletat" i merr Kristidhi

- STËRVITJA Tomor Shehu

Luftëtari pas largimit të trajnerit grek Jorgo Marantas prej dy ditësh është duke u drejtuar nga Neritan Novi. Për bluzinjtë ndeshja e nesërme me Skënderbeu­n është provë force për vetë pozitën e rënduar të gjirokastr­itëve në klasifikim. E kur pritej që ndihmësi i Marantasit, Neritan Novi, të drejtonte Luftëtarin në dy sfidat e mbetura të vitit 2019, si "rrufe në qiell të hapur" vjen pezullimi nga Komisioni i Disiplinës. Dënimi me dy ndeshje do i privojë të drejtën e uljes në stol Novit, pavarësish­t "bekimit" që mori nga presidenca e Luftëtarit pas "divorcit" me trajnerin Jorgo Marantas. Të befasuar nga ky lajm, Luftëtari nesër, si dhe në ndeshjen mbyllëse të vitit aktual, në pankinë do prezantohe­t nga përgatitës­i i portierëve, Dritan Kristidhi, i cili ka licencën "UEFA Pro", për më tepër është pjesë edhe e stafit të Kombëtares U-17.

Para se bluzinjtë të startonin përgatitje­t për ndeshjen e nesërme, janë vizituar nga ishtrajner­i Marantas. Greku 46-vjeçar mblodhi në formë gjysmë hëne skuadrën që e drejtoi për 12 javë, me të cilën "arkivoi" 1 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje për t'u ndarë përfundimi­sht. Nga sa u mësua, Marantas pasi ka shprehur

mirënjohje për bashkëpuni­min me klubin e Luftëtarit dhe veçanërish­t me grupin, mes të tjerave ka thënë. "Pavarësish­t rezultatev­e që arritëm bashkë, unë ju vlerësoj dhe ndihem mirë. Kemi punuar të gjithë për një qëllim, por ky është futbolli. Ju jeni lojtarë të rinj dhe e keni

karrierën përpara. Punoni për veten tuaj, punoni për Luftëtarin, të cilin e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë". Pas ndarjes me shtrëngime duarsh me lojtarët, Marantas është përqafuar me stafin teknik, teksa i ka uruar punë të mbarë dhe suksese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania