Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

- TIRANA 8

– Makthi mbaroi, bardheblut­ë festojnë më në fund një derbi pas afro 6 vitesh vuajtje. Këtë herë ishte një Tiranë e tjetërsuar, që me shumë mundësi ka habitur edhe vetë drejtuesit e klubit me atë paraqitje fantastike. Gjithçka nisi me golin e Bathës, që ka qenë edhe kapiten te Partizani tri vite më parë, për të vulosur suksesin me Kobinah në frymën e fundit. Tirana i kishte të gjitha në derbi: agresivite­tin, grintën, dëshirën për fitore dhe kualitetin. Tregoi se ka potencial, por tashmë duhet parë vazhdimësi­a në kampionat. VLLAZNIA 7.5 – Quajeni ekipi i transferta­ve. Askush më mirë se Vllaznia jashtë fushe, teksa fiton edhe në Korçë pas një supergoli të Shtubinës. Në Shkodër nuk mungojnë as batutat duke parë ecurinë fantastike në transferta, me 4 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.

KUKËSI 7 – Katër gola, tre prej të cilëve me penallti, por kjo nuk e zbeh aspak fitoren e skuadrës së Shpëtim Duros. Shkurtaj & CO nuk kanë ndërmend të ndalen, pasi edhe ndaj Teutës treguan se po kalojnë një formë të shkëlqyer. Tashmë janë ata që komandojnë Superioren.

LAÇI 7 – Bën thuajse një formalitet ndaj Luftëtarit. Madje mund të thuhet se ndeshja shkoi edhe më lehtë nga sa parashikoh­ej, pasi gjirokastr­itët rezistuan shumë pak. Xhixha dhe Teko ishin në formë të shkëlqyer, me braziliani­n që bëri dopietë. Por, nuk kishte si të mungonte goli i shënuesit më të mirë të kampionati­t, Nuabueze. FLAMURTARI 5 – Vazhdon të jetë në kërkim të një fitoreje që duket sikur nuk do të vijë kurrë. Edhe pse kalon në avantazh me Sukajn, më pas përmbyset nga Bylisi. Por, sërish gjen forca dhe barazon në fund, duke marrë një pikë, që në të tilla kushte nuk vlen aspak.

BYLISI 5 – Mungesat e shumta që kishte, ndikuan jo pak në Vlorë, veçanërish­t në mbrojtje. Megjithatë, ballshiotë­t e kishin në dorë ndeshjen, pasi kaluan në avantazh dhe mund të shënonin sërish gol, por atëherë kur menduan se morën tri pikë, e pësuan nga Flamurtari. PARTIZANI 4 – Një skuadër e trembur, si kurrë më parë në një derbi, që kishte treguar se dinte të ringrihej edhe kur vinte nga momente të këqija. Zgjedhjet e Lerdës, jo vetëm me formacioni­n, por edhe me ndryshimet gjatë lojës, ishin një zhgënjim më vete. Meritoi humbjen dhe tregoi se e ka të vështirë me skemën 3-5-2.

SKËNDERBEU 4 – Një skuadër që rikthehet të shfaqë oshilacion­e të frikshme në lojë. Ditët para ndeshjes me Vllazninë ishin të trazuara në Korçë sa u përket financave dhe kjo duket se pati ndikim direkt.

TEUTA 4 – Dy gabime të arbitrave e detyrojnë të shpërfytyr­ohet ndaj Kukësit. Megjithatë, të pësosh katër gola nuk mund të gjesh alibi vetëm për arbitrin. Klubi shkarkoi trajnerin Shkëmbi pas humbjes.

LUFTËTARI 4 – Një skuadër që duhet të bëjë me turp në Gjirokastë­r çdo tifoz që e ka ndjekur në sezonet e fundit. Në Laç lojtarët thjesht shëtitën fanellën. Ky Luftëtar është në krizë identiteti!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania