Panorama Sport (Albania)

Dy penallti “qyl”, arbitrat dënojnë Teutën ndaj Kukësit

Gabojnë Xhaja e Bregasi, mungon një 11-metërsh në Korçë

-

Gabime në masë. Java e 15-të, që përkoi edhe me derbin Partizani-Tirana, i kapi arbitrat në një ditë jo të mirë. Raste më flagrante kishte në Kukësi-Teuta 4-0, ku u akorduan tre penallti, nga të cilat dy nuk ekzistonin, ndërsa kryesori Juxhin Xhaja dhe anësori Nertil Bregasi gabuan në dëm të ekipit durrsak. Një penallti mungoi edhe në Korçë, ndërsa në Vlorë arbitri kryesor fali një karton të kuq. PARTIZANI-TIRANA 1-2

Gjyqtarë: E.Jorgji (kryesor), D.Rexha dhe R.Avdo (anësorë), K.Meta dhe A.Beqiri (pas portave), D.Myftari (i katërt);

Nëse Kobinah nuk do të shënonte në fund, me siguri do të kishte shumë polemika për golin e Partizanit. FSHF i kishte besuar kryendeshj­en e javës së 15-të kryesorit me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Ky i fundit zgjodhi të bënte një gjykim me stil anglez, duke lejuar avantazhin sa herë bëhej fjalë për faulle të diskutuesh­me.

10’ Romero godet, por Lika grushton. Topi mbetet në zonë dhe është Solomon që gjuan, por sërish portieri grushton dhe në tentativën e tretë, Bardhi e dërgon në rrjetë, duke barazuar 1-1. Pamjet filmike tregojnë se në momentin që topi është goditur nga Romero dhe më pas ka ardhur te Solomon pas grushtimit të portierit, sulmuesi është në pozicion të parregullt dhe loja duhet të ndalej. Lojtari i fundit i Tiranës është Doka dhe dalja e tij e shpejtë nga zona në momentin kur goditi Romero, ka “mashtruar” anësorin Rejdi Avdo, i cili në këtë moment ka vazhduar lojën. Gjithsesi, në fund ky gol nuk ndikoi në rezultat, pasi Tirana fitoi.

59’ Trashi dhe Ngo përplasen me njëri-tjetrin dhe në një moment nisin të kacafyten. Jorgji e kalon këtë situatë me dy kartonë të verdhë për lojtarët, por mënyra si u kapën, ndoshta meritonin të dy të kuqin.

64’ Halili pengohet nga Bitri gjatë një kundërsulm­i të Tiranës. Mbrojtësit i falet kartoni i dytë i verdhë, pasi mund të dilte me të kuq.

70’ Kobinah godet me bërryl Trashin, por Jorgji eviton të kuqin, duke ndëshkuar vetëm me të verdhë ganezin. Rast shumë i diskutuesh­ëm. SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-1

Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari (Fier), A.Koçiaj (Tiranë);

Skënderbeu-Vllaznia prodhoi disa raste për moviolë.

42’ Goditje këndi për korçarët. Ndeki e çon topin në

zonë, Gripshi devijon me kokë, Bregu zgjat këmbën para porte, por Sherri u mohon golin korçarëve. E megjithatë, para se vlonjati të gjuante, Gurishta e ka tërhequr prej fanelle dhe rrjedhimis­ht duhej penallti. Por, gjyqtari gabon, duke vazhduar lojën.

82’ Godfrej kërkon t’i marrë topin Elezit pranë anësores dhe në rrëshqitje e sipër i ndërhyn rëndë. Konsultohe­t gjatë Kreshnik Cjapi me anësorin e dytë, Ani Koçiajn, dhe i jep të verdhin e dytë. Një vendim i drejtë për shkak të gjestit antisporti­v të lojtarit kuqeblu.

KUKËSI–TEUTA 4-0

Gjyqtarë: J.Xhaja, R.Çokaj, N.Bregasi (Tiranë);

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” u kushtëzua së tepërmi nga dy gabime të gjyqtarëve që vulosën edhe fatin e takimit.

31’ Shkurtaj godet brenda zonës dhe topi përplaset fillimisht në trupin e Hoxhës dhe më pas ka prekur dorën. Sipas rregullore­s, kjo nuk është penallti. Rrjedhimis­ht, edhe kartoni i verdhë nuk duhej dhënë. Gafë e kryesorit Juxhin Xhaja.

70’ Penalltia e dytë për Kukësin, gjithashtu është e gabuar. Në aksionin që solli

11-metërshin, Shkurtaj ishte dukshëm në pozicion jashtë loje. Anësori Nertil Bregasi gaboi dhe më pas Xhaja akordoi 11-metërsh, sepse prekja me dorë nga Hoxha ishte, por duhej marrë parasysh aksioni që në fillim dhe penalltia s’mund të akordohej. FLAMURTARI-BYLISI 2-2

Gjyqtarë: K.Shahini, H.Lisaku (Durrës), M.Shazivari (Tiranë);

21’ Gocaj i ndërhyn Ndrecës dhe ky i fundit sapo ngrihet, e godet me grusht në shpinë kundërshta­rin. Veprim që konsideroh­et gjest antisporti­v dhe duhej ndëshkuar me të

kuq, por Shahini e fal.

90’ Antoni merr pasim brenda zonës dhe shënon me të majtën, por më parë u sinjalizua një pozicion jashtë loje i Guindos, që bëhet aktiv në këtë aksion. Veprim i saktë i anësorit, pasi sulmuesi bëhet aktiv duke i zënë rrugën lojtarit kundërshta­r që po ndërhynte tek Antoni. LAÇI–LUFTËTARI 4-0

Gjyqtarë: K.Kola, E.Doda (Tiranë), M.Llukmani (Vlorë);

Një ndeshje për “qejf” në Laç nga arbitrat, me kryesorin Kola që e menaxhoi mirë. Nuk pati ndonjë rast flagrant për moviolë.

 ??  ?? Lojtarët e Teutës i kërkojnë llogari arbitrit Xhaja
Lojtarët e Teutës i kërkojnë llogari arbitrit Xhaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania