Panorama Sport (Albania)

Elbasani i pafuqishëm, Besa i bën 3 fitore radhazi

Kavajasit konfirmojn­ë formën e mirë, i afrohen kreut

- VLADIMIR MEMA

Besa ka marrë një fi tore të rëndësishm­e në transfertë­n e Elbasanit, ku ka mposhtur ekipin vendës 1-3. Ka rezultuar një përballje e lehtë për t'u kaluar nga kavajasit, të cilët gjetën një Elbasan të pafuqishëm për të rezistuar. Vendosën golat e Carës dhe Çelhakës në pjesën e parë, si dhe rrjeta e braziliani­t Gonçalves në të dytën, për të zhbërë golin e Lleshit. Ky trepikësh ngjit në vendin e 4t kavajasit dhe mban të zhytur në fund verdheblut­ë.

NDESHJA - Përballja do të niste me vrull, me skuadrat që shohin përpara në sulm dhe krijojnë rastet e tyre për shënim. Vendësit kanë dy mundësi të mira pas kroseve në zonë, por mungon finalizimi. Besa rrezikon me Gonçalves, ndërsa Carës i anulohet një gol në minutën e tetë për pozicion jashtë loje. Megjithatë, sulmuesi kavajas i shpëton mbrojtjes dhe i vetëm me Molin nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë në minutën e 31-të. Dy minuta më pas është mesfushori Alket Çelhaka që ikën bukur nga e djathta, futet në zonë dhe nga një pozicion diagonal e çon topin në rrjetë. Besa kryeson 0-2 pa u sforcuar shumë. Elbasani shokohet, por ka mundësi në të 39ën që të ngushtojë diferencat me Baron, goditja e të cilit përfundon në duart e portierit Dobjani. Kavajasit shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave dhe hyjnë më të qetë në startin e së dytës. Elbasani ushtron presion dhjetë minutat e para të këtij fraksioni, ku i anulohet një gol i Ballës për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit dhe Nuri nuk përfiton si duhet në zonë. Në të 56-ën përfiton nga një përgjumje Gonçalves, i cili godet në zonë dhe e ndal sferën në rrjetë. Me këtë gol ndeshja duket e mbyllur. Minutat kalojnë, ndërsa situata për Elbasanin rëndohet më shumë, pasi kapiteni Duka del me karton të kuq për një ndërhyrje në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gjithsesi, elbasanasi­t ia dalin të shënojnë një gol nderi me Lleshin, i cili godet si duhet në të 78-ën dhe ngushton diferencat, duke i çuar shifrat në 1-3. Luhet sa për të respektuar minutazhin më pas, sepse Elbasani duket i pafuqishëm për të bërë "dëm", Besa ngjitet në vend të katërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania