Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Mezini: Canka ma bën më të thjeshtë

Fitorja në derbi ka rikthyer entuziazmi­n te verdhejesh­ilët

- ALBAN ALUSHI

Në ndeshjen e fund vitit lushnjarët do të jenë përballë Besës. Ata do të tentojnë titullin simbolik të kampionit të dimrit, por jo gjithçka varet prej tyre, sepse fitorja e mundshme e verdhejesh­ilëve duhet të kombinohet edhe me rezultatet e rivalëve. Para së gjithash, ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla duhet të fitojë ndeshjen e tij dhe më pas t'i kthejë sytë nga Pogradeci. Lushnja udhëhiqte në distancë, por humbja me këtë rival në shtëpi dhe disa luhatje të tjera e zbritën në vend të tretë. Vetëm fitorja e fundit në derbin me Apoloninë e ngjiti një pozicion, ose më mirë e fundit në zonën e "play off"it, 90 minuta para fundit të pjesë së parë të sezonit. MEZINI

Sulmuesi Armando Mezini ka luajtur titullar në dy ndeshjet e fundit, pasi kanë munguar Sefa dhe Gjyla. Ka shënuar dy gola dhe ka fituar një penallti. Konkretish­t, ai ka shënuar golin e barazimit në Shënkoll dhe golin e fitores në derbin me Apoloninë, ku fitoi edhe penalltinë që Canka e shndërroi në gol. Më parë kishte shënuar vetëm një gol në ndeshjen e kupës me Orikun. Në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi 27-vjeçar shprehet: "Më shumë u gëzohem pikëve dhe fitores në derbin me Apoloninë, sepse ajo ndeshje gëzoi një qytet të tërë. Shpresoj të fitojmë edhe ndeshjen e fundvitit me Besën. Falënderoj shumë stafin teknik për besimin. Kishim një javë që punonim me seriozitet

dhe me përkushtim për ta fituar ndeshjen e rëndësishm­e me Apoloninë. Luaj bashkë me Cankën, i cili ta bën më të thjeshtë gjithçka. Jam modest dhe mundohem të jap më të mirën sa herë që më jepet mundësia. Goli me Apoloninë

është goli më i bukur i karrierës. Falënderoj Ruçon për atë kros të mrekullues­hëm". Lushnja ka vetëm një pikë më pas se Pogradeci që kryeson grupin. "Kam luajtur në Pogradec dhe e njoh shumë mirë këtë kundërshta­r. Mendoj se do të jetë një duel i bukur deri në fund. Për ne është e rëndësishm­e të fitojmë ndeshjet tona dhe të presim rastin për të parakaluar", është shprehur më tej sulmuesi lushnjar, Armando Mezini, 27-vjeçari që ka luajtur edhe për Pogradecin dhe Shkumbinin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania