Panorama Sport (Albania)

Amerikani Perine: Keqardhje që nuk isha kundër Teutës

Basketboll/ Lojtari i Vllaznisë hoqi apendiciti­n

- Senad Nikshiqi

Në kryendeshj­en e basketboll­it për meshkuj Vllaznia-Teuta, një prej lojtarëve kryesorë të Vllaznisë Bryquies Perine mungoi sepse para ndeshjes u operua duke hequr apendiciti­n pas disa dhimbjesh të shkaktuara që më përpara. Perine është krenar për Vllazninë pavarësish­t se ekipi nuk arriti një fitore ndaj Teutës, ndërsa është bërë nervoz për faktin se nuk ka mundur të jetë në fushë. "Kam hequr apendiciti­n. E kam ndierë dhimbjen para tri-katër ditësh. U mundova të bëj stërvitje, por pas dy ditësh ishte e pamundur. Më erdhi keq që nuk luajta ndaj Teutës. Jam një nga lojtarët e ekipit dhe si i tillë desha të ndeshesha ndaj një rivali si Teuta. Isha pak i nervozuar që nuk mund të luaj dhe e di rëndësinë që kam për skuadrën. Kam ndjekur një pjesë të shkurtër, Vllaznia luajti fort, dha maksimumin dhe jam krenar për skuadrën pavarësish­t se nuk fituam dhe gjëja kryesore është se qëndruam të gjithë si një skuadër. Vlerësoj shumë lojtarët që erdhën dhe më vizituan. Hudson qëndroi gjatë gjithë natës me mua në spital, trajneri erdhi por edhe një pjesë e lojtarëve që të shikonin a jam mirë". I pyetur për trajnerin e ri, Perine thotë se të gjithë janë familjariz­uar shpejt dhe se ka besim te Vllaznia se do të arrijë objektivin që është fitimi i titullit kampion. "Trajneri po bën ekzaktësis­ht atë që duhet të bëjë. Trajneri nuk mund të luajë për ne. Ai na cakton pozicionet dhe jemi ne që duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të fituar. Ne lojtarët jemi familjariz­uar shpejt me të. Të gjithë po vazhdojnë stërvitjen me intensitet çdo ditë pa munguar asnjëherë. Thjesht unë mendoj se kemi humbur dy ndeshje që nuk duheshin humbur dhe është përgjegjës­i e jona, sepse nuk është se na mundën kundërshta­rët por ne mundëm vetveten. Përveç kësaj, unë kam shumë besim te skuadra". Një mesazh ka për skuadrën dhe tifozët në prag të ndeshjes së 18 dhjetorit që do jetë ndaj një rivali tjetër si Goga Basket sërish në Shkodër. "Ne duhet të fitojmë. Fitorja është gjëja kryesore. Nuk ka rëndësi se kush i shënon pikët apo se si luajmë, e rëndësishm­e është që të fitojmë". Perines do t'i duhet rreth një muaj pushim dhe pritet të jetë i gatshëm për ekipin për fazën e dytë të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania