Panorama Sport (Albania)

Lioni humb dy yje në të njëjtën ditë, Zhuninjo: Ja si eliminohet "Zonja"

Dëmtimet, Depai dhe Adelaid rrezikojnë sezonin

- DREJTORI

Sikur të mos mjaftonte humbja me Ren në kampionat të dielën, Lioni ka marrë dy lajme të tjera negative ditën e djeshme. Skuadrës do t'i mungojnë për të paktën 6 muaj dy yje. Bëhet fjalë për kapitenin Memfis Depai dhe Xhef ReinAdelai­d. Lojtarë ishin pjesë e formacioni­t, por anësori ofensiv doli nga fusha në minutën e 37-të për një problem në gju. 9 minuta më pas, edhe holandezi u detyrua të braktiste tapetin e blertë. Analizat kanë qenë të pamëshirsh­me për të dy. Për Depain është diagnostik­uar një këputje e ligamentev­e të gjurit të majtë, teksa i riu Adelaid të njëjtin dëmtim e ka në këmbën e djathtë. Për të dy do të duhen gjashtë muaj përpara se t'i shohim përsëri në fushë. Ata janë ndër lojtarët më të spikatur të Lionit dhe sigurisht që i ulin shanset e kualifikim­it të francezëve në turin tjetër të Champions-it, duke qenë se përballë do të kenë Juventusin. Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Rudi Garsia u kualifikua në fazën e 1/8-ave pas barazimit karamboles­k me Lajpcigun javën e kaluar. Ndeshja u pasua edhe me një sherr mes tifozëve dhe pikërisht Depait dhe shkaku ishte një banderolë me anë të së cilës tifozët ftonin një nga lojtarët (Marselo) që të largohej.

- Për shortin e Olimpikut të Lionit ka folur Zhuninjo Pernanmbuk­ano. Braziliani ka qenë një ndër liderët e ekipit, teksa sot mban rolin e drejtorit sportiv. "Juventusi është një përzierje ideale e punës dhe cilësisë. Skuadra është tepër e fortë, e sikur të mos mjaftonte, në gjirin e saj ka dikë si Ronaldo. Ata janë favoritë, por nuk e nisim ndeshjen si të humbur. E dimë se do të duhet ndeshja perfekte e që portieri ynë të presë gjithçka. Kjo është mënyra se si mund ta eliminojmë Juven", ka thënë për mediat franceze Zhuninjo.

 ??  ??
 ??  ?? Zhuninjo Pernanmbuk­ano
Zhuninjo Pernanmbuk­ano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania