Panorama Sport (Albania)

Nedved: Juvja synon Champions-in

Drejtori nuk fshihet: Trofeu është objektivi ynë, jemi në lartësinë e rivaleve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ipranishëm në Nion për shortin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, Pavel Nedved duket se i ka sjellë fat Juventusit që në këtë fazë do të luajë kundër Olimpikut të Lionit. Drejtuesi bardhezi ka komentuar situatën në një intervistë për rrjetin "Sky".

Goglat nuk u treguan fort të ashpra me Juventusin apo jo?

Duke parë dyluftimet e zjarrta që u shortuan nuk mund të shfaq ankesa. Vjet në të njëjtën kohë "peshkonim" Atletikon e Madridit, ndaj jemi të kënaqur me Lionin. Kujdes, sfida nuk duhet nënvleftës­uar, aq më tepër që nëse në Champions nuk paraqitesh në formë, në këto takime rrezikon shumë.

A do të luani me "tredhëmbës­h" edhe në Champions?

Është shumë bukur t'i shohësh që të tre së bashku. Në ndeshjen e parë si titullarë ndaj Udinezes më pëlqyen. Nëse ndihmojnë njëri-tjetrin, çdo formacion është i mundur. Zgjedhjet në fund i

takojnë Sarrit që e ndërton formacioni­n në varësi të formës. Tre sulmuesit tanë janë në gjendje të mirë dhe kjo është vënë re.

Për çfarë i druheni Lionit? Nuk e kam ndjekur sepse nuk prisja që fati të na i vinte përballë. Mendoja se do të luanim

kundër një prej anglezeve. Kemi kohë dhe do t'i studiojmë rivalët tanë. Kemi një staf me cilësi dhe me siguri që do t'i përgatisim përballjet në mënyrën e duhur.

Çfarë është për ju Champions-i?

Një objektiv konkret që

nuk duhet të shndërrohe­t në fiksim. Ndihemi të fortë dhe në lartësinë e rivaleve tona. Fitorja e trofeut final është një mundësi, por duhet të kemi kujdes e të ruajmë përqendrim­in.

Si e gjykoni këtë moment të Kristiano Ronaldos?

Shumë mirë më duket. Po arrijmë të vëmë në dyshim lojtarë si ai apo Bufoni. Jam i qetë sepse i njoh cilësitë e tyre. Janë dy lojtarë klasi dhe na kanë ndihmuar sa herë kemi pasur nevojë. Ronaldo ka pasur disa probleme, por për mua rëndësi ka të jetë në formë në shkurt-mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania