Panorama Sport (Albania)

Mesi, në shtëpinë e Maradonës

"Pleshti" luan për herë të parë në "San Paolo", aty ku Diego u bë kampion i madh

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Shorti i fazës së 1/8ave në Ligën e Kam pioneve ka dhuruar një ndeshje jo vetëm spektakola­re, por edhe simbolike. Në debatin e përjetshëm për më të mirin e historisë së futbollit, Leo Mesi do të vizitojë "shtëpinë" e patriotit të tij, të pikës së referimit Diego Armando Maradona. "San Paolo" do të mirëpresë edhe një herë tjetër, disa dekada më vonë, futbollist­in e momentit (Leo Mesin)... apo të historisë? Sigurisht që nuk mund të jetë më i miri në sytë e atyre që do të jenë të ulur në shkallët e këtij stadiumi mitik të Napolit. Aty mori kurorën Maradona. Në atë stadium madhështor të jugut të Italisë, numri 10 gjeti strehën e tij. Napoli gjithashtu shijoi momentet më të mira të karrierës, i cili për shumë njerëz konsideroh­et lojtari më i mirë i historisë. Tani aty do të shkojë të luajë Leo Mesi. Me numrin 10 mbi shpinë, me 6 "Topat e Artë" dhe me shiritin në krahun e tij do të kërkojë të rikuperojë objektivat e humbur rrugës në kompeticio­net europiane. Raporti mes Leo Mesit dhe Diego Maradonës ka qenë gjithmonë i mirë. Ndanë dhomat e zhveshjes në Botërorin e vitit 2010, ku Diego ishte trajner dhe Leo ylli i skuadrës. Shkëmbimi i elozheve ka vazhduar edhe vite më pas, por ka pasur edhe ndonjë thumbim nga ana e Maradonës për kapitenin e Barcelonës. Ai gjithmonë ka ngritur dyshime nëse Leo mund të jetë një lider i vërtetë. "Është e kotë që të bësh lider një njeri që shkon në tualet 20 herë përpara se të fillojë ndeshja. Mesi është Mesi kur luan me Barcelonën dhe kur luan me Argjentinë­n, është thjesht një lojtar më shumë në skuadër", pati thënë një vit më parë Maradona. Nuk është çudi që Leo të gjejë një motiv më shumë për këtë ndeshje, pasi vëmendja do të jetë e gjitha tek ai. Kurrë më parë nuk ka luajtur në "San Paolo" për një ndeshje zyrtare dhe do të kërkojë që të shënojë edhe në një tjetër impiant. Është duke kaluar një sezon fantastik dhe pikërisht në këtë stadium do të kërkojë të japë sinjalin e fortë.

Hysaj - Lojtari më i mirë në botë do të ketë përballë Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po kalon një moment jo shumë të mirë te Napoli, por me kalimin e kohës mund të rikthehet sërish protagonis­t. Ançeloti nuk e kishte në plane, por Gatuzo mund t'i japë besim në të ardhmen dhe ai mund t'i luajë këto ndeshje në rast se nuk largohet në merkaton e janarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania