Panorama Sport (Albania)

Nejmar: Leon e adhuroj, nuk ika nga Barça për ta sfiduar

Sulmuesi: Ëndrra e madhe, Botërori me Brazilin

-

Nejmar Xhunior nuk e pranon që u largua nga Barcelona për të sfiduar Leo Mesin, por thotë se atë do ta dojë gjithmonë dhe e vlerëson si lojtarin më të mirë që ka parë në fushën e lojës. Në një intervistë për "France Football", "O'Ney" flet edhe për Mbapenë dhe tregon objektivin e madh që ka në karrierën e tij.

Filozofia - "Unë nuk luaj kurrë për të qenë numri një, por luaj vetëm sepse e dua futbollin. Ndihem i lumtur kur zbres në fushë dhe gjithmonë jap 100%".

Lider - "Çfarë do të thotë të jesh shembullor? Mendon se ekziston vërtet perfeksion­i? Vetëm Zoti është perfekt, ndërsa ne të tjerët kemi të gjithë gabime të vogla. Një lider në fushë është një lojtar që kërkon të ndihmojë skuadrën për të fituar dhe t'ia bëjë më të lehtë. Mund të jetë kapiteni, por edhe një sulmues i mirë. Të gjithë kanë mënyrën e tyre për të qenë liderë në fushën e lojës".

Nejmari - "Nejmarin e vërtetë e njohin shumë pak njerëz realisht. Ndoshta vetëm prindërit e mi dhe miqtë. Ajo që njerëzit shohin është krejtësish­t e ndryshme dhe në të vërtetë ata shohin shumë pak. Nejmari i vërtetë është shumë paqësor dhe i lumtur. Është dikush që i pëlqen të qëndrojë me familjen dhe miqtë".

PSG - "Nuk e kuptoj pse duhet të largohem nga PSGja,

ndërkohë që kam edhe dy vite kontratë. Duhet të jemi të përqendrua­r sa më shumë në këtë sezon për t'i bërë gjërat ashtu si duhet dhe për të fituar shumë tituj. Prioriteti im është PSG-ja dhe objektivi është të fitojmë ndeshjen e radhës".

Mesi - "Është një lojtar i jashtëzako­nshëm, më i miri që kam parë duke luajtur. Nuk është surprizë që ka 6 'Topa të Artë'. Do ta dua gjithmonë Leo Mesin. Unë u largova sepse doja objektiva të tjerë, por nuk ka lidhje që ika për 'Topin e Artë'. Unë kam pasur nderin të luaj përkrah tij dhe është miku im. Do ta dua gjithmonë".

Mbape - "Ka diçka speciale. Na ndihmon si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Është një djalosh special. Ne kemi një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin".

Objektivi - "Dua të fitoj një Botëror me Brazilin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania