Panorama Sport (Albania)

"El Clasico" pa samba, Artur dhe Marselo nuk rikuperohe­n

Zidan ka dyshime, në mesfushë kthehet Kasemiro

-

Në "El Clasico"-n mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të mungojnë ritmet e sambës... Sepse, në fushën e lojës nuk do të jetë as Artur Melo dhe as Marselo. Në ekipin madrilen do të ketë të tjerë brazilianë, por mungesa e Marselos është shumë e rëndësishm­e për trajnerin Zinedin Zidan. Mbrojtësi veteran kishte tentuar të rikthehej për këtë ndeshje, por nuk ia ka dalë. Ditën e djeshme ai bëri një provë për të qenë në fushën e lojës, por Zizu duhet të bëjë pa Marselon. Favoriti për të luajtur në krahun e majtë është Mendi, i cili do të rikthehet nga pezullimi. Naço është një opsion i mirë duke parë që luajti kundër Valencias, por nuk dihet ende zyrtarisht. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka shumë ndryshime, pasi Ramos dhe Varan do të qëndrojnë në mbrojtje bashkë me Karvahalin nga krahu i djathtë. Kasemiro rikthehet titullar në mesfushë bashkë me Toni Krosin, por vendi tjetër mbetet i panjohur. Nuk dihet nëse do të luajë Modriç apo Valverde. Sulmi ka një të paprekshëm, Benzemanë,

ndërsa të tjerët do të tentojnë deri në momentin e fundit që t'i mbushin mendjen Zidanit.

Barcelona - Ernesto Valverde ka vetëm një mungesë kryesore. Bëhet fjalë për mesfushori­n Artur Melo, i cili nuk do të rikuperohe­t për këtë sfidë. Megjithatë, Rakitiç ka qenë një zëvendësue­s ideal për braziliani­n. Trajneri i Barcelonës ka më pak dilema sesa ai i Realit, pasi sulmi do të përbëhet nga Grizman-SuarezMesi, ndërsa mesfusha nga Buskets, De Jong dhe Vidal. Në mbrojtje mund të ketë ndryshime, me Umtitin që kërkon një fanellë titullari në qendër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania