Panorama Sport (Albania)

Guardiola, pengesë për Realin

Luan ndeshjen e parë kundër Zinedin Zidanit, historia është në favor të spanjollëv­e

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Shorti për Realin e Madridit kishte shumë opsione për të qenë i vështirë dhe kështu rezultoi. Klubi "galaktik" do të përballet në fazën e 1/8ave me Mançester Sitin, me sfidën e kthimit që do të luhet në "Etihad". Guardiola shfaqet edhe një herë tjetër në rrugën e madrilenëv­e në Champions. Do të jetë hera e tretë që përballet me Realin në Ligën e Kampioneve. Me Barcelonën triumfoi duke thyer Realin e Murinjos në vitin 2011 në gjysmëfina­le dhe pastaj fitoi trofeun. Por kur ishte trajner i Bajernit, ai u mposht 0-5 në totalin e të dyja ndeshjeve dhe ishte Reali i Madridit që siguroi finalen e Lisbonës dhe më pas trofeun e dhjetë në histori me Karlo Ançelotin. Reali i Madridit është skuadra me të cilën Pep është përballur më shumë në karrierën e tij: 18 herë dhe bilanci është në favorin e tij me 9 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. E vërteta është që ky sezon nuk është ideali për Mançester Sitin, i cili ka 14 pikë më pak sesa kryesuesit e Liverpulit. Por ndoshta në shkurt do të largohet kriza e lojës dhe e rezultatev­e dhe ekipi i Guardiolës do të rikthehet sërish i frikshëm në Europë. Duke

parë që titulli në Angli është thuajse një mision i pamundur, dëshira e Pepit është për të bërë mirë në Champions. "Qytetarët" do të motivohen maksimalis­ht për të nxjerrë

nga gara "mbretin" e këtij kompeticio­ni. Reali i Madridit do të jetë gjithashtu njësoj i motivuar sa Siti për të harruar sezonin e shëmtuar të vitit të kaluar.

HERA E PARË

Ja ku vjen dueli i parë mes Pep Guardiolës dhe Zinedin Zidanit si trajnerë. Deri tani nuk ishin përballur kurrë me njëri-tjetrin dhe ky është një tjetër motiv më shumë pse kjo ndeshje do të jetë spektakola­re dhe njëkohësis­ht e vështirë për të dyja skuadrat. Lojtarët si Bernardo Silva, Aguero, Sterling, De Bryjne, Rodri dhe David Silva përhapin panik në Madrid, por edhe ata kanë me çfarë të krenohen. Eden Hazard i njeh mjaft mirë anglezët, pasi është përballur me ta në Premier Ligë. Belgu ka ardhur në Madrid me misionin për të fituar Ligën e Kampioneve dhe e di që për të shkuar deri në fundin e këtij kompeticio­ni duhet të nisë të eliminojë më të mirët. Siti është një prej favoritëve që do të shërbejë për të treguar forcën e Realit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania