Panorama Sport (Albania)

Lampard: Short interesant, do jemi gati për sfidën

Trajneri i Çelsit: Mund të them se është një short i vështirë, besoj te kualifikim­i ndaj Bajernit

-

Shorti i Nionit nuk është treguar aspak bujar me Çelsin. Me një skuadër të mbushur me talente, trajneri Frenk Lampard do duhet të përballojë në fazën e 1/8-ave Bajernin e Mynihut. Për fat, blutë e Londrës kanë marrë pak ditë më parë lajmin pozitiv për sa i përket merkatos së janarit: Gjykata e Apelit të KAS-it ka vendosur t'i reduktojë dënimin klubit anglez, të pezulluar për merkaton e verës, dhe Roman Abramoviç në dimër do mund të kërkojë për përforcues, pasi ishte limituar në seksionet e kaluara nga UEFA.

KUJTIME - Lidhur me "goglat" ka reaguar menjëherë Lampard për rrjetet sociale zyrtare të klubit, i marrë në pyetje nga gazetarët në qendrën stërvitore "Cobham" ditën e djeshme. "Mund të them se është një short i vështirë, për këtë nuk ka dyshime, pavarësish­t se mund të shtoj i bukur dhe interesant. Të gjithë duhet të pranojnë se në këtë fazë pas kalimit të grupeve asnjë rival nuk është i lehtë për t'u përballuar. Të gjithë kanë luftuar për të arritur në këtë pikë dhe tani përballen më të mirët. Kemi një histori kundër Bajernit, do të jemi gati për sfidën. Cilat janë kujtimet e mia nga përballjet? Një mbi të gjithë e kujtoj normalisht më mirë (qesh). Kemi pasur edhe beteja të tjera përpara finales së Ligës së Kampionëve, mbi të gjitha kujtoj atë këtu në 'Stamford Bridge', në 2005-ën. Jam i mendimit se edhe gjithë tifozët i kujtojnë me dëshirë ndeshjet tona kundër gjermanëve". Nga ndeshja ka ende kohë, pasi luhet në shkurt, megjithatë Lampard krijon një ide të tijën se çfarë pret nga dueli: "Së pari, fokusi duhet të jetë maksimal, pasi në një përballje direkte ku mund të eliminohes­h shumë shpejt nga kompeticio­ni nuk duhet humbur vëmendja për asnjë moment. Gjithashtu shpresoj në një formë të mirë të lojtarëve të mi. Si për sa i përket fizikut, po ashtu edhe psikologji­së: janë faktorët kryesorë që vendosin përballje të tilla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania