Panorama Sport (Albania)

Myler: I kalojmë anglezët

"Ndaj Çelsit ia dalim, jam gati për t'u përballur sërish me londinezët"

-

Tomas Myler ishte një nga lojtarët e Bajer nit që përjetoi disfatën në shtëpi në finalen e Champions-it në 2012-ën. Bavarezët të sigurt se përballë tifozëve të tyre do të ngrinin kupën me veshë të mëdhenj, zhgënjyen totalisht edhe pse dominuan anglezët në 120 minuta lojë duke u dorëzuar më pas në gjuajtjen e 11-metërshave. Myler foli pas shortit të djeshëm, i cili i vuri sërish të dyja skuadrat përballë njëra-tjetrës. Por mesfushori gjerman theksoi se përballja e tanishme nuk ka asgjë të përbashkët me atë të kaluarës. "Përveç faktit se luajnë sërish të njëjtat skuadra, finalja e Champions-it atëherë nuk ka asgjë të përbashkët me duelin për 1/8at", tha Myler. Gjermani vazhdon më tej duke thënë se skuadra angleze është një kockë e fortë në Europë. "Ata janë një skuadër e njohur në formatin europian. E dinim që në 1/8-at nuk do të luanim ndaj një ekipi të vogël pasi nuk ka të tillë". Ashtu si dhe trajneri Flik, Myler beson se skuadra është gati për t'u ndeshur me londinezët. "Kemi besim që do t'ia dalim. Personalis­ht ndihem shumë mirë dhe gati për t'u përballur me ta. Por edhe ata kanë në skuadër lojtarë që mund të na lëndojnë. Në sulm ata kanë lojtarë me kualitete të mëdha". Myler është i bindur se në ndeshje të tilla nuk është shumë e rëndësishm­e forma e një lojtari, por e gjithë skuadrës. "Ndeshjet e mëdha fitohen si skuadër, në duele të tilla ka të bëjë shumë forma momentale. Deri në shkurt janë edhe shumë javë, dhe gjërat mund të ndryshojnë. Kam një ndjesi të mirë, pasi shoh se

skuadra është në formë të shkëlqyer edhe pse na mungojnë disa lojtarë të rëndësishë­m si Zyle dhe Hernandez. Ne favoritët për të kaluar më tej? Duam të jemi me patjetër, por këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës", përfundoi Myler.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania