Panorama Sport (Albania)

Dortmundi peshkon PSG-në, Rojs: I eliminojmë francezët

-

Do të jetë Parisi kundërshta­ri i ardhshëm i Borusias së Dortmundit e cila u kualifikua si skuadra e dytë në grup. Kapiteni Marko Rojs u shpreh se skuadra e tij ishte e vetëdijshm­e për forcën e kundërshta­rit dhe se ata do të bënin gjithçka për të fituar kundër ishtrajner­it të tyre, Tomas Tuhel. "Shorti na vuri përballë një kundërshta­ri që është një nga kandidatët për të fituar trofeun në fund. Po ne besojmë se kemi shanset tona dhe ato do t'i luajmë. Objektivi ynë është të kalojmë në fazën tjetër edhe pse do të jetë e vështirë duke parë që trajneri i tyre na njeh shumë mirë", tha Rojs, që më pas flet edhe për sfidën e sotme ndaj kryesuesve të Lajpcigut. "Duke lënë mënjanë Champions-in, mendoj se skuadra duhet të fokusohet te përballja me Lajpcigun. Do të jetë një sfidë delikate përballë skuadrës që kryeson tabelën. Ata janë të rrezikshëm në fazën sulmuese, pasi kanë në përbërje lojtarë të shpejtë si Verner. Por ne kemi bërë ndeshje të mira së fundmi dhe duam të vazhdojmë kështu edhe në dy sfidat e fundit, përpara se të nisin pushimet". Kujtojmë se sot në mbrëmje verdhezinj­të do të presin në "Signal Iduna Park" skuadrën e Lajpcigut në një duel të zjarrtë. Në stadium priten të jenë shumë forca policore pasi tifozëritë e të dyja skuadrave kanë një histori të dhunshme mes njëra-tjetrës. Numri një i klubit Hans Joakim Vacke u shpreh se klubi i tij i ka marrë të gjitha masat për të organizuar një ndeshje pa incidente. "Kemi mësuar nga e shkuara dhe tani duam që ndeshja e nesërme (sot) të kalojë pa probleme", tha Vacke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania