Panorama Sport (Albania)

"Diego s'po kërcen nga gëzimi"

"Short i mirë për ne, do t'u kërkojmë të na lënë në dhomën pritëse në Madrid"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jyrgen Klop e ka pritur si përherë, me batuta, emrin e kundërshta­rit që goglat e shortit të 1/8-ave u vendosën përballë kampionëve të tij. Trajneri gjerman thotë me humor se do t'i kërkojë Atletikos së Madridit që t'i lejojë të përdorin dhomën e tyre të veshjes kur të udhëtojnë drejt "Wanda Metropolit­ano"-s në 18 shkurt, stadiumi ku mposhtën Totenhemin në finalen 2-1 të qershorit dhe u kurorëzuan kampionë të Europës për herë të gjashtë. Më 1 qershor, "Reds"-at u akomoduan në dhomën e zhveshjes së skuadrës pritëse përpara se golat e Mohamed Salahut dhe Divok Origit t'i kurorëzoni­n ata kampionë kontinenta­lë. "Përdorëm dhomën e skuadrës pritëse në atë ndeshje", komentoi shortin Jyrgen Klop për sajtin e klubit, pasi e ndoqi atë nga Doha, atje ku kryesuesit e Premier Ligës ndodhen për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. "Ndoshta mund t'u kërkojmë që të na e japin atë dhomë përsëri. Ishte me të vërtetë e bukur. Ishte mbushur me simbolet e Liverpulit, por mendoj se tani i kanë hequr. Është fantastike. Çfarë të them unë? Përjetova një prej mbrëmjeve më të bukura të jetës sime në atë stadium, por këtë herë, ne duhet të shkojmë atje për të dhënë më të mirën. Pastaj Atletiko do të vijë në 'Anfield', i cili është gjithashtu

një stadium shumë i bukur". Skuadra fizike e Simeones parashikoh­et të jetë një kockë e fortë për anglezët, duke e kërcënuar rrugëtimin e tyre drejt titullit të 7-të, por trajneri gjerman mendon se kolegu i tij duhet të jetë gjithashtu i shqetësuar për përballjen me

skuadrën angleze. "Është një short interesant. Përpara shortit, unë e ndieja se do të shkonim në Madrid, në një nga dy klubet. Madridi është një qytet ku ne kemi vetëm kujtime fantastike, kështu që është bukur që do të luajmë ndaj Atletikos, këtë herë në shtëpinë

e tyre. Është një fushë e vështirë, por po të shohësh të gjitha çiftet, ka 4-5 finale të mundshme që në 1/8-at. Kështu që, është një short me të vërtetë i mirë. Është një ndeshje e vështirë, ashtu siç duhej të ishte, por nuk mendoj se zoti Simeone është duke

vrapuar në dhomën e tij nga gëzimi që u shortua me Liverpulin. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë mes dy skuadrave që luajnë futboll me intensitet. Janë dy stile të ndryshme, por që të dyja janë gati për intensitet dhe kjo e bën goxha të vështirë për të dyja".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania