Panorama Sport (Albania)

Arteta, futbollist­i me zemër që do të ulet në stolin e Arsenalit

Në moshën 2-vjeçare i shpëtoi vdekjes, lamtumirë Sitit

- KRAHU I DJATHTË I PEPIT

Janë orët e fundit të detajeve të uljes së Mikel Artetës në stolin e Arsenalit. Pas ndeshjes Arsenal-Siti, drejtori i "Topçinjve", Vinai Venkatesha­m, dhe kryenegoci­atori Hus Fahmi vizituan zv.trajnerin e Sitit në shtëpi dhe dolën nga atje pas dy orësh, pasi kishte kaluar mesnata. Dje asistenti i Pep Guardiolës u takua edhe me pronarin Kroenke për intervistë­n e fundit. Por, përpara se ish-kapiteni i Evertonit të bëhej një yll në Premier Ligë dhe më pas zëvendësi i teknikut katalanas, ai ka kaluar shumë peripeci. 37-vjeçari ka luftuar me jetën kur ishte fëmijë dhe i është dashur të bëjë një operacion të vështirë në zemër me urgjencë për të mbijetuar. Arteta, i cili dikur ka qenë një lojtar i moshave të Barcelonës dhe ka regjistrua­r 149 ndeshje edhe me fanellën e "Topçinjve", ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ka gjithashtu një grua të famshme, shkruan "The Sun". Në vitin 2010 ai u martua me modelen dhe aktoren bukuroshe argjentina­se Lorena Bernal, e cila ka qenë pjesë e serialit "CSI Miami".

PROBLEMET NË ZEMËR - Mesfushori ka vuajtur në fëmijëri nga një problem i rrallë, ku zemra e tij nuk furnizohej mjaftueshë­m me gjak të pastër. Ai bëri një operacion dhe doktorët thanë se do ta privonte nga aktiviteti sportiv në të ardhmen. "Kisha një problem të rëndë me zemrën kur isha ende 2 vjeç dhe m'u desh të operohesha për ta korrigjuar. Gjaku i pastër nuk qarkullont­e mirë në zemër dhe nuk furnizohej mjaftueshë­m", tregon Arteta. "Mendoj se isha njeriu i parë në Spanjë që iu nënshtrova një operacioni kaq të

veçantë dhe doktorët thanë se nuk kisha asnjë shans për të kryer aktivitet sportiv pas kësaj. Por ende fëmijë unë isha i dashuruar me futbollin dhe as prindërit nuk mund të më ndalonin të luaja. Kështu që, kur isha 7-8 vjeç, ata u ulën me mjekët dhe u thanë: 'Shikoni, ky nuk do të heqë dorë nga pasioni i tij', kështu që u kërkuan atyre të mësonin se sa i madh ishte rreziku. Ata nuk donin që të më ndodhte diçka e keqe një ditë në shkollë apo kur luaja. Por zemra ime u forcua me vitet dhe tani nuk është më një problem. Sigurisht që kur nisa të luaja seriozisht, m'u desh të bëja shumë kontrolle mjekësore. Fillimisht çdo

dy muaj, pastaj çdo 6 muaj dhe tani çdo 3-5 vite. E kam ende në kraharor shenjën e operacioni­t. Është si firma ime".

Në 2016-ën, ai nisi punën në "Etihad" me talentet e skuadrës. Por pas 3 muajsh te Siti, Pep Guardiola i besoi atij të zgjidhte skuadrën që do të luante kundër ish-klubit të tij, Arsenalit, në Premier Ligë. "Mikel e njihte skuadrën shumë më mirë se unë. I kishte dhënë fund futbollit me ta vetëm dy muaj më parë", tregon Guardiola. Pjesa tjetër është histori. Me sa duket, ka ardhur momenti që spanjolli të dalë nga hija e Pepit dhe të ndjekë rrugën e tij...

 ??  ?? Mikel Arteta dhe shenja e operacioni­t në kraharorin e tij
Mikel Arteta dhe shenja e operacioni­t në kraharorin e tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania