Panorama Sport (Albania)

Bullgarët me ulje-ngritje, mbrojtja më e dobët në grupe

-

Ludogorets­i i Razgrad, 54 mijë banorë në veri-lindjen e Bullgarisë me shumë emigrantë turkë, kaloi në 1/16-at nga Grupi H, pas Espanjolit, duke eliminuar Cska-në e Moskës dhe Ferencvaro­shin, falë barazimit 1-1 në shtëpi në ndeshjen e fundit kundër hungarezëv­e. Nga 24 skuadrat e grupeve të kualifikua­ra kanë mbrojtjen më të dobët së bashku me Ajntrahtin e Frankfurti­t, me 10 gola të pësuar. Në kampionat qëndron në krye me 48 pikë pas 20 javësh, 5 pikë mbi Levski Sofien. Lojtari më në formë është bomberi rumun Keseru, 33 vjeç: 9 gola në kampionat dhe 6 në Ligën e Europës, përfshi paraelimin­atoret ku Ludogorets eliminoi Mariborin; edhe në edicionin 2016-'17 dhe atë pasardhës kanë arritur 1/16-at e kompeticio­nit, maksimumi deri tani në Europë. Dhe në rastin e fundit u eliminuan nga Milani.

BRAZILIANË - Trajneri i bullgarëve është Pavel Vrba: pas periudhës si i përkohshëm te Gençev, do hyjë në fuqi nga janari. Dallohet i natyralizu­ari Uanderson, "regjisor" nga Kruzeiro, në Bullgari nga 2014-ta dhe me 6 ndeshje të realizuara me fanellën e kombëtares europiane. Në skuadër ka edhe një kongolez Lukoki, i dalë nga akademitë e Ajaksit (5 gola në Ligën e Europës deri tani) dhe 29-vjeçarin Andrianant­enaina nga Madagaskar. Moduli bazë është 4-2-3-1 ku në portë qëndron Iliev; prapa Sisinjo, Grigore, Terziev ose Forster dhe Nedjalkov; në mesfushë Andrianant­enaina dhe Badji; fantazist Lukoki, 35-vjeçari Marselinjo dhe Uanderson; në sulm Keseru.

ASNJË PRECEDENT - Interi ndërkohë do të përballet për herë të gjashtë kundër një formacioni bullgar dhe në precedentë ka një bilanc në favor me 2 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje. Sfida e parë i përket gjysmëfina­leve të Kupës së Kampionëve 1966-'67, kundër Torpedos: pas dy barazimesh 1-1 në Itali dhe Bullgari, zikaltrit kaluan falë një fitoreje 1-0 në takimin e fundit dhe prenë biletën për finalen e humbur me rezultatin 2-1 në Lisbonë kundër Sëlltikut. Dueli i dyfishtë më i vonë i përket 1/ 32-ave të Kupës UEFA 1974-'75 kundër FK Etar: 0-0 në transfertë dhe fitore e pastër 3-0 për Interin në Milano në kthim. Ndërsa precedenti i fundit i Ludogorets­it kundër një formacioni italian i përket 1/16-ave të Ligës së Europës 2017-'18, me kundërshta­r Milanin: kuqezinjtë u kualifikua­n pa probleme duke fituar 3-0 në Bullgari dhe 1-0 në "San Siro".

 ??  ?? Klaudiu-Andrei Keseru, 33 vjeç, bomberi i Ludogorets
Klaudiu-Andrei Keseru, 33 vjeç, bomberi i Ludogorets

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania