Panorama Sport (Albania)

Boban: S'kam afate për Milanin, me Ibrën mund të bëjmë kthesën

-

Zvonimir Boban përfiton nga 120-vjetori i klubit dhe bën bilancet e para për Milanin. Mes merkatos dhe renditjes, drejtuesi kuqezi në një intervistë për "Radio Kiss Kiss", gjen kohë për të cekur të gjitha aspektet e realitetit milanist.

Ndaj Sasuolos vetëm një pikë, por mbase meritonit më shumë...

Mëkat i madh, sepse të gjithë prisnim një fitore, megjithatë futbolli kështu e ka. Zhvilluam një paraqitjet interesant­e dhe Milani luajti mirë, por për të fituar ndeshjet e Serisë A duhet të luash shumë mirë.

Përveç rezultatev­e, çfarë i mungon këtij ekipi për të risjellë Milanin e madh?

Vështirë të japësh afate. Është një pyetje që tifozët na e bëjnë prej disa kohësh, por ja që për një proces të tillë duhet durim dhe kohë. Fillimisht nevojitet të jemi një skuadër konkurrues­e. Milani berluskoni­an ishte një ekip që u shfaq një herë në 120 vite. Ambicia duhet të jetë e tillë, por hapat duhen hedhur një e nga një.

Cili është mendimi juaj për trajnerin Pioli?

Këndvështr­imi im është i njëjtë me atë të Maldinit, pra ne drejtuesit jemi në sintoni me teknikun. Pioli erdhi në një moment të vështirë, megjithatë në kaq pak kohë ka kuptuar shumë gjëra. Jemi të kënaqur me punën e tij.

A do të ndërhyni në merkato?

Të shohim si do të ecim në ndeshjet e radhës. Ibrahimovi­ç është një zgjidhje e ndryshme nga ato që kemi bërë deri më sot. Është një lojtar unik që mund të na japë shumë. Mbase nuk është 28 vjeç, por është diçka krejt tjetër krahasuar me lojtarët e organikës dhe mund të na ndihmojë të gjithë ambientin për të bërë kthesën e madhe.

Si ndërtohet një skuadër e madhe?

Berluskoni kishte një projekt madhështor, por pati fatin të gjente në klub një sërë kampionësh. Ai u tregua i zoti duke gjetur bashkëpunë­torë si Galiani apo Braida, megjithatë po flasim për një futboll krejt tjetër. Sot nevojiten shumë para për të kapur majat. Nuk dua të zvogëloj arritjet e Berluskoni­t sepse edhe ai shpenzoi shumë, por nuk është se kishte konkurrenc­ë të madhe rrotull apo pengesa të natyrës së "Fair Play Financiar".

Keni menduar për Ançelotin pas largimit të tij nga Napoli?

Milani është si shtëpi për Karlon, por aktualisht të përmendësh emrin e tij te Milani më duket e pavend.

Ishit një nga arkitektët e blerjes së Ante Rebiçit. Përse nuk po luan?

Janë zgjedhje të trajnerit dhe nuk përfshihem. Ante është një lojtar shumë i shpejtë dhe ka nevojë për hapësirë. Të mos harrojmë se futbolli italian ndryshon shumë nga ai gjerman. Ndaj Napolit po luante mirë, por u dëmtua. E kam parë të stërvitet dhe e kuptoj se po bën të pamundurën për të bindur trajnerin.

Cilat janë triunfet e Milanit që kujtoni me më shumë nostalgji?

Të gjitha janë të veçanta. Titulli me Zakeronin në stol ishte i papritur dhe trajnerit i takon shumica e meritave. Berluskoni i kërkonte të luanim me një fantazist, por ai nuk ndryshoi skemë derisa u bind.

Me Donarumën çfarë do të ndodhë?

Uroj që të rinovojmë me Xhixhon, të paktën ky është qëllimi ynë. Ju shqetëson prania e Interit në krye të renditjes së Serisë A? Aspak. Madje ka shumë rëndësi që një ekip të konkurrojë me Juven. Do të kishim dashur të ishim ne në ato zona, por konkurrenc­a është e nevojshme për Serinë A. Uroj që së shpejti të konkurrojm­ë edhe ne për tituj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania