Panorama Sport (Albania)

“Kitaristi” Bonaventur­a: Luftojmë për Champions-in

Mesfushori: Operacioni? Kam vuajtur më shumë përpara tij

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Atalanta-Milan e programuar për mesditën e së dielës (12:30) do të jetë një ndeshje e veçantë për Andrea Kontin dhe Xhakomo Bonaventur­ën. Pikërisht mesfushori ka folur në prag të kësaj ndeshjeje në një intervistë të gjatë për rrjetin "DAZN".

Qëndruat shumë kohë larg fushave. Sa e vështirë ka qenë për ju?

Shumë, sidomos kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithçka komplikohe­t. Jam përpjekur t'i jetoj ata muaj në mënyrë sa më pak stresuese. Luajta gjatë me dhimbje, ndaj vuajtja më e madhe ka qenë pikërisht në atë kohë, sepse duhet të përdorja shumë ilaçe kundër dhimbjeve. Erdhi një moment kur ndërhyrja kirurgjika­le u bë e pashmangsh­me. Në të tilla rrethana shëndeti shndërrohe­t në diçka parësore.

E keni menduar ndonjëherë se nuk do të mund të ktheheshit në nivelet e mëparshme?

Ka pasur plot momente të tilla, sidomos në ditët e para pas operacioni­t. Dyshoja se do të mund të sprintoja si më parë, por doktorët më dhanë garanci dhe u besova. Brenda meje u rrit vetëdija se do të riaftësohe­sha në mënyrën më të mirë. Rreziqet janë pjesë e profesioni­t dhe në të tilla momente mund të zbulosh anë të tjera të karakterit.

Si ishin ditët pas operacioni­t?

Të vështira, por nuk bëja plane. Ajo që më bezdiste më shumë ishte gjendja e skuadrës dhe pamundësia për ta ndihmuar. Sapo mora lejen e doktorëve, nisa punën në "Milanello" dhe stërvitjet u rikthyen në kënaqësi.

Çfarë emocionesh provuat pas ndeshjes me Napolin?

Kisha shumë kohë larg fushave dhe uturima e "San Siro"-s pas një goli tim ishte si një çlirim. Kisha grumbullua­r shumë mërzitë brenda vetes meqë nuk luaja prej shumë muajsh. Emocione të pakrahasue­shme, aq më tepër në një ndeshje aq të

rëndësishm­e.

Gjatë riaftësimi­t keni pasur kohë për kohëkalime­t e preferuara. I keni rënë kitarës?

Herë pas here po, por jo më shumë se gjysmë ore. Instrument­et muzikore të ndihmojnë të shkëputesh nga stresi i përditshmë­risë. Ndonjëherë kam interpretu­ar edhe për shokët në "Milanello".

Nëse duhet të përmendni një lider në sport, cili emër ju vjen ndërmend?

Pa asnjë dyshim Majkëll Xhordan. Një udhëheqës në fushë, një pikë kyçe për ekipet,

sidomos në momente vështirësi­e.

A ndiheni një lider i këtij Milani?

Titullin ta jep skuadra, nuk mund të vetëshpall­esh. Për sa më takon, mundohem të jap gjithnjë më të mirën. Nëse punon me pasion, diçka pozitive mund ta japësh.

Ndieni ndonjë peshë në stomak kur mendoni për ndeshjen e së dielës?

Bergamo është një qytet që më ngjall emocion. Kam jetuar aty disa vite të adoleshenc­ës sime dhe më kanë mësuar vlerat e punës. Sa herë kthehem, kam ndjesi të veçanta. Më vjen mirë që Atalanta është një realitet i rëndësishë­m i futbollit italian.

Është e vërtetë që udhëtoni shumë?

Sa herë mundem. Më pëlqen shumë të kthehem në fshatin ku kam lindur, por edhe të zbuloj vende të reja që më frymëzojnë. Njohja e kulturave të reja më tërheq dhe udhëtimi më i bukur që kam bërë ka qenë në Kamboxhia.

Mendon për Europianin?

Qershorin e kam ruajtur të lirë. Kombëtarja është një ëndërr dhe uroj që në Europian të paraqitet sa më mirë. Dua shumë të jem pjesë e saj, por më parë duhet të mendoj për të bërë maksimumin me Milanin. Mendoj se një renditje mes katër të parave është ende e mundur.

 ??  ?? Bonaventur­a duke festuar golin ndaj Napolit
Bonaventur­a duke festuar golin ndaj Napolit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania