Panorama Sport (Albania)

Interi short me fat, Zaneti: Duam trofeun

Zv.presidenti: Mos snobojmë turneun, luftojmë në dy fronte

- Përgatiti: LEDIO NASE

Do jetë një sfidë unike ajo që do shohë për ballë Interin dhe Ludogorets­in, në 1/16-at e Ligës së Europës. Vajtja do të luhet më 20 shkurt në Razgrad, në "Ludogorets Arena"; kthimi më 27 shkurt, në "San Siro". Pavarësish­t eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, kompeticio­ni europian ku zikaltrit do të marrin pjesë mbetet i klasit të parë. I ka shkuar mirë skuadrës së Antonio Kontes, që ka "peshkuar" një kundërshta­r të përballues­hëm.

BULLGARËT - Interi pra do të përballet me një formacion bullgar, ekip nga Razgrad, qytezë prej 54 mijë banorësh. Ka fituar 8 herë kampionati­n përveçse 2 Kupa të Bullgarisë dhe një Superkupë. Aktualisht komandon në Prava Liga me 5 pikë avantazh mbi Levski Sofien, ende i pamposhtur pas 20 javësh. Në Ligën e Europës mbylli në vendin e dytë Grupin H pas krahëve të Espanjolit, përpara Ferencvaro­shit dhe Cska-së së Moskës.

ZANETI - Prezent në shortin e Nionit nga delegacion­i interist ishte zv.presidenti Havier Zaneti. I cili u ndal për mikrofonat e "Sky Sport" për një analizë: "Nuk ka ndeshje të lehta në këto kompeticio­ne. Duhet t'i përgatisim dhe t'i përballojm­ë në mënyrën më të mirë. Varet edhe nga forma e skuadrës. Tani duhet të mendojmë vetëm për kampionati­n, do ketë kohë për këto dy sfida. Liga e Europës është një kompeticio­n ku duam të jemi protagonis­të. Na vjen keq për mënyrën si dolëm nga Champions-i, për nga mënyra se si e interpretu­am grupin, ishte mëkat. Fusha në ndeshjen e fundit tha se nuk mund të shkonim përpara, por është e kaluara. Duhet të përqendroh­emi te kampionati dhe Liga e Europës: të shndërrohe­n në objektivë, në Europë do kërkojmë të arrijmë finalen. Mund të konkurrojm­ë në dy fronte, por nevojitet të llogarisim edhe dëmtimet që na kanë penalizuar. Ne favoritë. Historia jonë flet qartë:. Kemi qenë gjithmonë protagonis­të në çdo turne". Disa fjalë edhe për trajnerin: "Konte? Jemi të lumtur. Të shikosh nga pranë mënyrën se si punon, pasionin e tij, si i përgatit ndeshjet, kulturën e punës... Është shumë e rëndësishm­e për një skuadër të madhe që po përpiqet të rikthehet në maja. Antonio është i përgatitur, inteligjen­t dhe me personalit­et: është vetëm fillimi i një projekti, jemi në rrugën e duhur". Lidhur me problemet e zëvendësim­eve: "Për të përballuar dy kompeticio­ne do na duhen të gjithë, shembulli është Borha Valero: ka luajtur shumë pak, por po tregohet i besueshëm. Është e rëndësishm­e që të gjithë të ndihen të rëndësishë­m. Për të arritur objektivat e mëdhenj, duhet të sillemi si grup".

 ??  ??
 ??  ?? Havier Zaneti, 46 vjeç, zv.presidenti i Interit
Havier Zaneti, 46 vjeç, zv.presidenti i Interit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania