Panorama Sport (Albania)

Goglat përkëdheli­n Juven, Guardiola sfidon Realin

Hysaj Hysaj do do përballet me Mesin, Gjimshiti "peshkon" Valencian

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Goglat e Nionit folën dhe çiftet e 1/8-ave morën formë. Dhe tani fjala për fushën. Në fund shorti më i vështirë i takoi Mançester Sitit. Askush nuk do të donte të takohej me Realin e Madridit në 1/8-at, pasi e kishte mbyllur fazën e grupeve si fitues dhe në fund do të jetë Pep Guardiola ai që do të tentojë ta eliminojë për herë të parë nga Liga e Kampioneve Zinedin Zidanin. Të dyja tifozëritë janë gati, edhe pse për disa, Pep është "i frikësuar" nga rikthimi në Madrid... Valencia, Barcelona dhe Lioni. Janë këta tre kundërshta­rët e Atalantës, Napolit dhe Juventusit. Frymëmarrj­e çliruese për Gjimshitin që shmang kampionët e Liverpulit dhe peshat e rënda të Bajernit dhe PSG-së: me Valencian, skuadrën më pak të frikshme nga kokat e grupit, Atalanta mund të luajë shanset e saj. Test shumë i vështirë ai i skuadrës së Gatuzos, që duhet të masë forcat kundër tredhëmbës­hit të mrekullive Mesi-Suarez-Grizman. Më i butë ai i Juventusit, që si kokë grupi peshkon francezët e stërvitur nga Rudi Garsia dhe arrin të shmangë superfuqin­ë e Realit të Madridit, por edhe anglezët e Totenhemit dhe Çelsit. Gjithashtu, edhe sfidat e tjera pritet të dhurojnë emocione të mëdha. Drithërues edhe dueli Çelsi-Bajern Mynih, me gjermanët që do të kërkojnë të hakmerren për atë humbje në shtëpi në finalen e 2012ës. Një kockë e fortë për kampionët në fuqi të Liverpulit, të cilët do të luajnë dy sfida të hekurta kundër Atletikos së Madridit. Filozofia mbrojtëse e Simeones, kundër forcës sulmuese të Jyrgen Klopit. Spektakël i garantuar mes Borusias së Dortmundit dhe

PSG-së së Tomas Tuhelit. Trajneri gjerman pritet të rikthehet në shtëpinë e tij. S'mund të thuhet se i mungoi fati skuadrës së Zhoze Murinjos. Totenhemi rrezikonte një përballje ferri, por në fund do të ndeshet me gjermanët e Lajpcigut. Ndeshjet

e 1/8-ave parashikoj­në dy ndeshje të martën dhe dy të mërkurën. Takimet e vajtjes do të zhvillohen në 18 dhe 19 shkurt 2020 dhe një javë më vonë, 25 dhe 26 shkurt. Ato të kthimit do të luhen më 10 dhe 11 mars dhe javën pasardhëse 17 dhe 18 mars.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania