Panorama Sport (Albania)

Krisje te Flamurtari, bojkoton edhe Birçe

Situatë kaotike te vlonjatët, ekipin e stërvit drejtori

- ERMAL SIKA

Sikur të mos mjaftojnë problemet financiare që Flamurtari ka në fund të këtij viti, humbet durimin edhe Luan Birçe. Trajneri vlonjat nuk ka dalë dje në stërvitje me ekipin. Birçe nuk u paraqit as të dielën, menjëherë pas ndeshjes me Bylisin, edhe pse vetë i njoftoi lojtarët se nuk do ta kishin pushim, por do të dilnin në stërvitje. Por mungesa...

Sikur të mos mjaftojnë problemet financiare që Flamurtari ka në fund të këtij viti, humbet durimin edhe Luan Birçe. Trajneri vlonjat nuk ka dalë dje në stërvitje me ekipin. Birçe nuk u paraqit as të dielën, menjëherë pas ndeshjes me Bylisin, edhe pse vetë i njoftoi lojtarët se nuk do ta kishin pushim, por do të dilnin në stërvitje. Por mungesa e trajnerit në seancën stërvitore një ditë pas ndeshjes me Bylisin u duk edhe e justifikua­r, pasi mungonin titullarët. Përsëritja e historisë edhe dje, teksa Birçe nuk u paraqit në seancën stërvitore, ngjalli dyshime të mëdha. Lojtarët u drejtuan në stërvitjen e djeshme nga drejtori Ardi Ciruna. Futbollist­ët janë habitur teksa panë që trajneri Luan Birçe nuk ishte paraqitur në stërvitje. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se trajneri Birçe nuk është paraqitur në seancën stërvitore për shkak të një situate që është krijuar pas ndeshjes me Bylisin. Disa lojtarë kanë shfaqur pakënaqësi për zëvendësim­et në atë ndeshje, por këtë situatë tekniku vlonjat nuk e ka pëlqyer teksa ka vendosur veton se nuk pranon ndërhyrje dhe se në formacion luan ai që e meriton. "Nuk luan asnjë që nuk e meriton me mua, këtë ta dinë të gjithë. Nuk pranoj ndërhyrje për formacioni­n, e di unë kush luan e kush jo. Luan vetëm ai që jep zemrën dhe shpirtin në fushë, është mirë psikologji­kisht dhe fizikisht", mësohet se është shprehur Birçe. TENSIONI

Pas ndeshjes me Bylisin, për shkak të këtyre pakënaqësi­ve të shfaqura nga disa lojtarë, trajneri Luan Birçe nuk ka qenë aspak i qetë. Ai pas ndeshjes ka qëndruar në tunel tejet i mërzitur teksa ka pirë cigare i shoqëruar nga drejtori Ardi Ciruna. Po ashtu teknikut nuk i dilte inati me këtë situatë dhe ka pyetur Andi Ribajn, që rastësisht kalonte aty, i cili me Bylisin nuk luajti për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. "Ribaj, po ti ke ndonjë pakënaqësi për ndërrimet që unë bëj gjatë ndeshjes?", e ka pyetur Birçe sulmuesin. Nga ai moment trajneri ka

vendosur që të mos dalë në stërvitje. Mendohet se për këtë ka folur edhe me administra­torin Sinan Idrizi dhe duket se ka qenë i pavendosur për kthimin. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë nëse Birçe do të rikthehet apo jo, ndërsa kjo mbetet për t'u parë në seancën e ditës së sotme që është edhe e fundit përpara ndeshjes me Tiranën që luhet nesër.

REAGIMI

I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", trajneri Luan Birçe ka dribluar për situatën. Kreu i pankinës vlonjate tha se mungonte në stërvitje për arsye personale. "Kam pasur një problem personal, ndaj nuk kam qenë në stërvitje", u shpreh shkurtimis­ht Birçe. Mbetet për t'u parë nëse tekniku do të rikthehet sot apo nëse ka marrë vendimin e largimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania