Panorama Sport (Albania)

Malota: I marrim pikë Kukësit, pas janarit kapim Europën

-

Pas sundimit në transferta, Renato Malota paralajmër­on kthesën në "Loro Boriçi". Mbrojtësi e pranon që nuk do të jetë e lehtë përballë Kukësit pretendent për titull, por në të njëjtën kohë paralajmër­on se do të marrin pikë nga ky 90-minutësh. Gjatë intervistë­s së dhënë për "Panorama Sport", lezhjani që është ish në këtë përballje, mendon se skuadra do ta mbyllë vitin në pesëshen e parë të renditjes, ndërsa sezonin në zonën "Euro".

Si është situata te Vllaznia pas asaj fitoreje kundër Skënderbeu­t?

Përballë kishim Skënderbeu­n, një skuadër me shumë vlera dhe sulm të rrezikshëm. Prandaj, ishte ndeshje shumë e vështirë. Natyrisht që ajo fitore na gëzon të gjithëve dhe, sipas meje, kemi bërë një ndeshje pozitive.

A ka forcë Vllaznia që ta mposhtë Kukësin kryesues apo do të mjaftohesh­it edhe me një pikë?

Këtë javë do të luajmë kundër një pretendent­i kryesor për titullin kampion. Normale që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, megjithatë ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme, në mënyrë që të mos dalim pa pikë.

Vllaznisë i mungojnë pikët në Shkodër. Beson Malota që "tersit" do t'i vijë fundi brenda këtij viti?

Kemi pasur probleme në fushën tonë, por mendoj që në vazhdim do të reflektojm­ë dhe do ta thyejmë atë "ters" në stadiumin "Loro Boriçi".

Gjithnjë e më shumë po bindni në transferta. Cili është sekreti i kësaj ecurie?

Te ne ndikon fryma e mirë që është brenda ekipit. Gjithashtu, edhe puna shumë e mirë e stafit teknik. Pa harruar edhe lojtarët që janë aktorët kryesorë dhe mendoj se po japin të gjithë maksimumin. Këto janë arsyet se pse Vllaznia ka bërë mirë këto kohë.

Mbrojtja ka qenë një nga pikat më të forta deri më tani...

Mendoj që fazën mbrojtëse po e bën mirë, por merita është e gjithë ekipit. Kjo është një arsye shumë e fortë pse Vllaznia po ecën mirë, pasi jemi të gjithë të bashkuar dhe në ndihmë të tjetrit. E megjithatë, në merkato duhet ndërhyrje. Ka gjithnjë nevojë për konkurrenc­ë dhe alternativ­a. Uroj që drejtuesit të ndërhyjnë aty ku ekipi ka çaluar këto dy faza.

Katër pikë në dy ndeshjet e mbetura janë objektivi i kërkuar nga trajneri dhe stafi. Sipas jush, a është i arritshëm?

Në letër duket shumë e vështirë, ngaqë do të luajmë kundër dy ekipeve, të cilat për momentin janë më të mirat në Shqipëri. Megjithatë, unë mendoj se do të bëjmë maksimumin që ta arrijmë objektivin e stafit.

Janë edhe 180 minuta për t'u luajtur. Ku dëshironi ta shihni Vllazninë në fund të vitit kalendarik 2019?

Dëshiroj dhe uroj ta mbyllim në 5 vendet e para. Kjo do të ishte një mbyllje shumë e mirë e këtij viti nga ana e skuadrës sonë.

Pas janarit, a do të synoni diçka më shumë se mbijetesa?

Mendoj që mbas janarit do të shihni një Vllazni më solide dhe pretendent­e për Kupat e Europës. ADMIR URUÇI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania