Panorama Sport (Albania)

Kutinjo ose Sane, Bajerni në dilemë

-

Raimund Hinko, gazetari i njohur i "Bild" që mbulon skuadrën kampione të Gjermanisë, publikoi një tjetër letër të drejtuar atyre, në veçanti Karl Hainc Rumeniges.

I dashur Rumenige, Po të shkruaj jo sepse është kohë Krishtlind­jesh dhe duhet të diskutohen dhuratat e fundvitit, por për arsye të tjera. Bëhet fjalë për Hansi Flikun dhe për përkufizim­in e fjalës "të ulemi së bashku". Fjala kaq shumë e përdorur këtë muaj në klubin e Bajernit. Shpesh në këto javë është folur për ju, trajnerin dhe drejtuesit. Tifozët më shumë kanë informacio­ne për takimin tuaj të fundvitit sesa për ndeshjen. Por, pse të uleni dhe të bisedoni? Mund ta bëni edhe në këmbë, në dhomat e zhveshjes ose në një dhomë të rehatshme në "Allianz Arena". Merrni nga një gotë verë të ngrohtë ose shampanjë dhe thoni: "Kështu Hansi, ti do të vazhdosh edhe në 2020ën me ne, të paktën deri në fund të sezonit". Një çështje tjetër që më ka interesuar është edhe ajo e Kutinjos dhe Sanesë. Çfarë do të bëhet me ta? Kush do të largohet dhe kush do të qëndrojë? Ndeshja e fundit me Verderin na bëri të gjithë konfuzë. Kutinjo qenka një magjistar i vërtetë dhe tani në vigjilje të ndeshjes me Çelsin për 1/8-at e Champions-it po pyesim veten nëse Sane është ende i nevojshëm. Situata nuk është e lehtë edhe për ty i dashur Rumenige. Nëse Kutinjo kualifikon Bajernin në çerekfinal­e, ai duhet të blihet, nëse jo, duhet të mendohet për Sanenë. Të dy nuk mund të luajnë në një skuadër, do të ishte shumë e kushtueshm­e.

Këto janë të gjitha pyetjet që kisha, edhe pse më shumë ishin argumente personale, por besoj që shumë lexues dhe ndjekës të skuadrës më të titulluar në Gjermani janë të interesuar. Të isha në vendin tënd, Kalle, ajo që do të bëja është të forcoja mbrojtjen. Niklas Zyle ka humbur sezonin dhe Lukas Hernadez nuk mund të jetë një garanci pas rikthimit në fushën e lojës. Boateng nuk është më ai që ka qenë dhe kjo u vërtetua në ndeshjen e fundit. Duke i menduar të gjitha këto më përzihet. Gjithsesi, Gëzuar Krishtlind­jet!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania