Panorama Sport (Albania)

agani: Dua afrime, e fituam “bastin” me Bizhdilin

Prëm 9 pikë, aq sa na kërkoi edhe presidenti"

- FERIZ FERIZAJ

ugash Magani u kënaqet pikëve, por jo lojës. Besa e mundi Elbasanin, e hatë trajneri e ka një im. Gjatë një prononcihë­në për "Panorama shfaq kritika për lënien në 15 minutat e fundit, e për të rinjtë që futi si ësues. Ka edhe një për presidenti­n, ndërton se e fituan "bastin" ore radhazi. "Për asnjë t nuk dyshoja se ekipi ë fitonte. Bazohesha në që kemi, por edhe në tin jo të mirë që po kaasani. Pikët më kënar diçka më shqetëson. i 75 minuta, ekipi dha në fushë dhe ishte rev. Bënë mirë portieri i, mbrojtësit Zeqiri, Zefi lves, si edhe sulmuesi he Çelhaka. Por, nga ikur e lëshuan disi rite këtë nuk them se të më bindën, por thjesht ata që bënë më shumë. grupi pas golit të tretë u doshta edhe fakti se i nuk kishte forcë të na nte, sikur e zbehu lojën. detyroi që në 15 minundit të ngrija edhe tonet, ndonëse kishim shënuar 3 gola deri në atë moment. Prandaj them se më kënaqi fitorja, po jo aq sa duhet loja", tha fillimisht peqinasi.

KRITIKAT

Magani ka kritika edhe për lojtarët e rinj që u futën zëvendësue­s si Kacbufi, Hoxha e Shaqe. "Kur unë dhe shokët e mi ishim 17-18 vjeçarë, e kishim ëndërr të hynim qoftë dhe 3 minuta në fushë. Mezi prisnim të futeshim. Ata duhet të nxjerrin 'xixa' kur luajnë, pasi kanë rininë, forcën dhe nevojën për të luajtur. Nuk e pashë këtë emocion, angazhim dhe dëshirë te lojtarët e rinj që aktivizova. Personalis­ht jam munduar t'i mbështes dhe aktivizoj në çdo ndeshje thuajse të gjithë të rinjtë. Ua kam bërë të qartë se duhet ta quajnë veten me fat që janë në një ekip si Besa, që i përkrah dhe aktivizon. Në ekipe të tjera për moshën që kanë do i linin rezervë gjithë kohën", u shpreh trajneri.

BASTI

Tekniku i verdhezinj­ve flet edhe për "bastin" e fituar me presidenti­n dhe tifozët. Kujtojmë se Nexhat Bizhdili kishte "ngrirë" rrogën e muajit tetor, me kushtin e marrjes së 9 pikëve rresht. Dhe Besa ia doli, duke përmbushur ultimatumi­n. "Gjithnjë kam besuar te ky grup, pavarësish­t oshilacion­eve të javëve të para, sepse i ka të gjitha kapacitete­t dhe vlerat të ngjitet në tabelë javë pas jave. Këto 3 javët e fundit treguam pikërisht atë që kërkoja, stabilitet në lojë e rezultate. Futbollist­ët u treguan më pragmatist­ë në rastet për shënim e po kaq të saktë në prapavijë. Fituam edhe 'bastin' me presidenti­n duke marrë 3 fitore rresht, aq sa ai kishte kërkuar. Besoj se në janar do ndërhyjmë patjetër në merkato, duke afruar edhe disa lojtarë të tjerë cilësorë e me përvojë", përfundoi numri një i pankinës kavajase.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania