Panorama Sport (Albania)

“Zonja” dhe Raiola pa frena, gati edhe dyshja Pogba-Donaruma

Bisedohet për rikthimin e mesfushori­t në janar, por edhe për blerjen e portierit të Milanit në verë

- RIKTHIMI I POGBASË DONARUMA MË PRANË

Mes Juventusit dhe Mino Raiolës ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë, madje historike, konkretish­t që nga periudha e triadës së famshme Moxhi-Xhiraudo-Betega, ndonëse me kalimin e viteve ky bashkëpuni­m sa vjen e bëhet edhe më i fortë, falë edhe bonuseve masive që kampionët e Italisë i paguajnë menaxherit të famshëm italian (Raiola ka edhe nënshtetës­i holandeze, madje aty edhe jeton). Në të njëjtën kohë, lidhja e ngushtë me Pavel Nedvedin, zëvendëspr­esidentin aktual të Juventusit, e cila daton që nga periudha që çeku ishte futbollist dhe Mino ishte menaxher i tij, është garancia se çdo “diamant” që agjenti ka në skuderinë e tij, duhet të marrë fillimisht vlerësimin e bardhezinj­ve dhe vetëm më pas mund të hapet ankandi për të. Dhe pas shumë bashkëpuni­meve në të kaluarën dhe këtyre dy të fundit në këtë sezon, si De Ligt që tashmë është zyrtarizua­r, por edhe ky i Erling Halandit për të cilin pritet konfirmimi, duket se “pazaret” mes

Juves dhe Raiolës jo vetëm që nuk janë mbyllur këtu, por pritet të ketë shumë deri në verën e ardhshme, madje një tjetër goditje madhështor­e, ose më saktë dy, pritet të ndodhin në periudhën janar-gusht 2020.

– Pas Halandit, për të cilin ritheksojm­ë se pritet zyrtarizim­i, Juventusi po

këmbëngul edhe për rikthimin e Pol Pogbasë. Mesfushori francez është rishikuar në fushë për disa minuta në disfatën e fundjavës, që Mançester Junajtid pësoi në mënyrë të turpshme nga Uotfordi, por edhe pse trajneri Solskjaer përkëdhel Polin, ky i fundit duket i vendosur për t’u larguar. Nëse nga Madridi pista Real duket se është ftohur, dje rrjeti “Sky”, si ai anglez ashtu sikurse ai gjerman flasin për një tentativë të Juves për ta zyrtarizua­r Pogbanë që në janar, me një ofertë prej 60 milionë sterlinash (66-67 milionë euro), plus kartonin e një mes Emre Xhanit, apo qoftë edhe Federiko Bernardesk­it. Sigurisht që nëse vetë futbollist­i është i bindur për t’u larguar,

“Djajtë e kuq” nuk mund ta prangosin kundër dëshirës së tij, por sigurisht që pa u plotësuar kushtet e tyre ekonomike, do të jetë e vështirë që kjo marrëveshj­e të mbyllet kaq lehtë, për më shumë në një periudhë të shkurtër si merkatoja e janarit. Nga ana e tyre, Juventusi i ka garantuar Mino Raiolës se Pogbanë e pret një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, për 5 vite e gjysmë në vazhdim.

– Gjithsesi, më shumë se për Pol Pogbanë, Mino Raiola është i fiksuar për të parkuar te Juventusi xhevahirin e tij të portës, që këtë fundjavë e mbylli ndeshjen me Atalantën në lot, si rrjedhojë e humbjes 5-0.

Xhanluixhi Donaruma, me gjithë famën e tij prej talentit 20-vjeçar më të mirë në botë për momentin, të paktën sipas Mino Raiolës, kurrsesi nuk mund të vazhdojë të luajë në një skuadër që pavarësish­t emrit të madh, Milan, është prej vitesh jashtë Champions-it. Për më shumë, problemet gjithashtu financiare që kuqezinjtë po përballen prej disa kohësh, nuk bëjnë të mundur rinovimin e kontratës prej 6 milionë eurosh në sezon (Raiola kërkon të paktën 7 milionë euro neto në vit), e cila skadon më 30 qershor 2021. Dhe sigurisht që Juventusi është alternativ­a e duhur ku Donaruma jo vetëm mund të gjejë pagën që

meritojnë cilësitë e tij, por edhe prestigjin e të luajturit në Ligën e Kampioneve si dhe mundësinë për të nisur të shtojë ndonjë trofe në kurrikulum­in e tij të varfër, ndonëse prej 3 vitesh është titullar i “Djallit”. Bisedimet me Juven për Donarumën, siç nënvizon edhe “Corriere dello Sport”, janë në një fazë shumë të avancuar dhe Milani do të jetë i detyruar që të pranojë largimin e portierit të tyre, për një shumë që mund të variojë mes 35-40 milionë eurove. Kjo, pasi klauzola e tij prej 70 milionësh është e vlefshme vetëm në rast se kuqezinjtë do të kualifikoh­eshin për në Ligën e Kampioneve.

 ??  ?? Xhanluixhi Donaruma
Xhanluixhi Donaruma
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania