Panorama Sport (Albania)

Kusovaç, një gjigant si dhuratë për Vllazninë

Flet Peteri: Do i shpërblej me trofe tifozët tanë

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia në basket boll për meshkuj ka bërë një përforcim tepër të rëndësishë­m në skuadër duke sjellë një lojtar cilësor në radhët e saj. Bëhet fjalë për Peter Kusovaç, i vlerësuar si lojtari më i mirë në kampionati­n e fundit në Slloveni ndërsa është aktivizuar edhe në Malin e Zi, duke qenë gjithashtu një ndër më të spikaturit. Në prezantimi­n e bërë dje, siç e meriton një lojtar i kalibrit të tillë, vetë Kusovaç shprehet se ka ardhur në Shkodër për titullin kampion me Vllazninë. FLET KUSOVAÇ

“Kam dëgjuar shumë për Vllazninë se është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri, ka fituar trofe vitet e fundit dhe ka rezultuar një ekip i suksesshëm. Di që skuadra merr pjesë në Ligën Ballkanike dhe kjo është gjë e mirë. Kam ardhur me shumë dëshirë këtu sepse ajo që dua unë është që bashkë me skuadrën të fitojmë titullin kampion dhe besoj se do t’ia arrijmë nëse japim maksimumin. Unë kam qenë shok skuadre me ish-lojtarin e Vllaznisë, Gjokoviç dhe ai më ka treguar se si funksionoj­në gjërat në Shkodër dhe te Vllaznia. Di që ka tifozë të mrekullues­hëm dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e për një skuadër. Jam shumë i lumtur që ndodhem te Vllaznia dhe shpresoj që të jap më të mirën time, për të arritur objektivat tanë. Do vazhdoj të punoj shumë fort në mënyrë që të justifikoj besimin e atyre që më sollën në një ekip si Vllaznia”, ishin fjalët e para të basketboll­istit 26-vjeçar, prej 203 centimetra­sh.

PRESIDENTI XHAFERRI Numri një i Vllaznisë, Alban

Xhaferri, tha se ardhja e Kusovaç e përforcon tepër Vllazninë ndërsa bëri të ditur se pas Nick Evans është larguar edhe amerikani tjetër Hudson dhe se po shihet mundësia për të sjellë lojtarë të tjerë. “Prezantojm­ë te Vllaznia lojtarin e sapoardhur Peter Kusovaç. Është një lojtar shumë i rëndësishë­m për ne dhe jam i lumtur që arritëm të kemi shërbimet e këtij basketboll­isti. Besoj se tashmë kemi bërë goditjen e duhur për objektivat që ne kemi, siç është fitimi i titullit kampion. Tashmë skuadra ka nisur që të riformatoh­et dhe besoj se do të kemi rezultate edhe më pozitive në pjesën e dytë të këtij sezoni. Peter Kusovaç është një basketboll­ist me cilësi shumë të mira. Në fakt, ka qenë legjenda e basketboll­it shkodran, Bledar Gjeçaj, ai që na e ka sugjeruar dhe madje ka këmbëngulu­r te ne që ta kemi në ekip sepse është një

lojtar cilësor dhe e njeh, ndaj u arrit edhe kjo marrëveshj­e. Pas largimit të Nik Evans ne kemi mbyllur kontratën edhe me amerikanin tjetër, Hadson dhe kështu ekipi është në një fazë rikonstruk­sioni. Në vazhdimësi do të shohim mundësinë e ardhjes së lojtarëve të tjerë në mënyrë që të realizojmë për fitimin e titullit. Situata jonë është e mirë dhe mund t’ia dalim. Kusovaç është një dhuratë për tifozët e Vllaznisë për festat e fundvitit, pasi ata na kanë mbështetur pa fund dhe i falënderoj e shpresoj të mos i zhgënjejmë. Në fund dua të uroj besimtarët e krishterë gëzuar festën e Krishtlind­jes”, ishte fjala e presidenti­t të klubit kuqezi. Në vazhdimësi te Vllaznia në basketboll për meshkuj priten edhe disa ndryshime të tjera në grupin e lojtarëve, qoftë në afrime, ashtu sikurse në largime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania