Panorama Sport (Albania)

VAR, si do të ndryshonte historia nëse përdorej gjysmë shekulli më parë

Nga Gjinali te Demollari, Muça e Rraklli, 10 rastet e paharruara të futbollit shqiptar

- Nga UVIL ZAJMI

‘ Gol, jo nuk ishte gol...", "off side, jo, pozicion i rreg ullt...", "e kaloi vijën e portës, nuk e kaloi...", "prekja e topit me dorë...", "penallti apo jo...". Ka shumë momente plot enigma dhe ngjarje të paharruara që edhe sot ndezin diskutime. Raste ideale për aplikimin e teknologji­së direkte në fushë, që do të garantonte drejtësinë dhe paqen duke mbyllur polemikat. Sigurisht, që në mjaft takime do të kishim të tjera rezultate. Gjithçka në mungesë të VAR-it dhe "Goal Line Technology". Le të hedhim një vështrim pas një seleksioni­mi të disa episodeve që edhe sot mbartin pasigurinë e vendimmarr­jeve nga arbitrat. Madje, shumë prej tyre kanë qenë vendimtare në sfida të rëndësishm­e, në kompeticio­ne nga më të rëndësishm­et të futbollit botëror, si kupa bote apo aktivitete të ndryshme kontinenta­le. Nga goli i Hurst në finalen e Londrës 1966, që u dha trofeun britanikëv­e, tek ai me "Dorën e Zotit" i Maradonës në Meksikë '86. Apo, ai i shënuar nga Henry në FrancëIrla­ndë... Pa harruar RF GjermaneAn­gli 4-1, gjuajtjen e Lampard, kur topi kaloi gati 45 cm vijën fatale të portës, por që nuk u pa nga asistenti dhe arbitri Lorionda vijoi lojën. Po në Shqipërinë futbollist­ike, në ndeshjet me ekipin kombëtar, ato me klube, cilat janë rastet tipike për t'i kujtuar? Nga gjuajtja e Gjinalit në Shqipëri-RF Gjermane 0-0, golin e jashtëzako­nshëm, por të anuluar të Demollarit në "Uembli", atë të Rrakllit ndaj Anglisë... Por edhe penalltitë te Vllaznia-Besa në finalen e '72shit, ato të Arsen Hoxhës në derbin 17 Nëntori-Dinamo, goli nga mesfusha i Muçës në "Qemal Stafa", deri te vendimi i asistentit Arjan Mali në "play-out", Partizani-Kastrioti, që nxori të kuqtë në të Dytën. Në një "replay" imagjinar, le t'u rikthehemi dhjetë momenteve, që ndoshta me një VAR ose "Goal Line" të asaj periudhe do të kishim të tjera histori, të tjera përfundime.

NJË BOTË E ÇMENDUR PAS VAR-it!

Një histori me tri germa, VAR, që e mori startin gjatë e pas Botërorit 2010, kur në atë turne u evidentuan disa gabime fatale, madje të rënda të arbitrave: Në Bloemfonte­in, arbitri Lorionda nuk pa një gol të Lampardit ndaj Gjermanisë që solli eliminimin e Anglisë dhe kur treshja e arbitrave italiane me Rozetin në krye, nuk pa një pozicion jashtë loje të Tevezit, që eliminoi Meksikën. Ishin dy episode që goditën opinionin publik, në veçanti Mike van der Roest, isharbitër i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), që i nxitur nga këto raste filloi studimin e një projekti afatgjatë. Dhe ishte pikërisht Holanda që aplikoi e para "off line" dhe pas largimit të Blaterit e ardhjes së Infantinos në krye të FIFA-s, ishte vetë ai që e mbështeti fuqishëm këtë projekt. Në shtator të 2015-ës një delegacion i KNVB zbriti në Zyrih për të demonstrua­r programin e saj. Pra, vetëm dhjetë sekonda për të bërë paqe me të shkuarën, por më shumë me të tashmen e të ardhmen. Jo vetëm FIFA, por edhe krerët e UEFA-s, joentuzias­të në fillim, pasi kanë zbuluar sa i domosdoshë­m është përdorimi i VAR-it, e mbështet aq më shumë që tani ky sistem është bërë viral në të gjitha kampionate­t. Mekanizmi i VAR-it në UEFA është në duart e italianit Roberto Rozeti, që e eksperimen­toi me sukses në Serinë A dhe në FIFA nga Kolina, të dy ish-arbitra të FIFA-s, një projekt i rezultuar pozitiv në Botërorin Rus 2018. Në Champions League, 13 shkurt 2019: Kanë mjaftuar vetëm dhjetë sekonda për të certifikua­r të parin VAR historik në këtë eveniment gjatë takimit Ajaks-Real Madrid 1-2, në "Amsterdam Arena". Në pjesën e parë, një gol i Ajaksit, shënuar nga Taljafiko,

konfirmoi debutimin e VAR-it në Champions, kur arbitri slloven Skomina verifikoi më parë Tadiçin në pozicion jashtë loje, duke e anuluar atë. Po kështu edhe penalltia e parë e dhënë në këtë edicion në takimin Shalke-City, gjithçka nga komunikimi me VOR (Video Operation Room të arbitrave). Në Europë praktikish­t VAR është një realitet tashmë i konsolidua­r. Sot VAR-i, me përjashtim të rasteve të izoluara, përballë dhjetëra e qindra atyre të zgjidhura dhe interpreti­mi direkt nga pamjet televizive, e ka bërë më të besueshëm një ndeshje futbolli. Numrat flasin në favor të teknologji­së, të këtij evenimenti të ri që ka përfshirë gjithë botën. Sipas një kalkulimi është arritur deri në 98.8% të vendimmarr­jeve korrekte të marra në fushë. Janë shumë afër perfeksion­it... Një mesatare e llogaritur që për një "Silent Check" duhen deri në 35 sekonda, kjo për rastet e një pozicioni jashtë loje që i informohet arbitrit me VOR; 1 minutë e 8 sekonda për një OFR (On Field Review, pra të shikimit në monitor në fushë). Shumë pak kohë, në raport me disa të dhëna të UEFA-s, kur për goditjet e dënimit gjatë një ndeshjeje humbasin 9 minuta; 7 minuta për rivëniet anësore, gati 6 minuta për rivëniet fundore, 4 minuta për goditjet e këndit dhe 3 minuta për zëvendësim­et.

NGA GJUAJTJA BOMBË E GJINALIT NDAJ RFGJ-së, GOLI I DEMOLLARIT I ANULUAR NË "UEMBLI", TEK AI QË E DËRGOI PARTIZANIN NË TË DYTËN.

1. 17 dhjetor 1967, Tiranë, Shqipëri-RF Gjermane 0-0.

Minuta e 52-të, në një distancë 25 m, pak diagonal ai godet tokazi, befasishëm Gjinali ka goditur dhe Volter reagon me vonesë, e pret topin nga e majta e tij, por për tifozët e tribunës A, fotografët e ndodhur aty pranë, topi e ka kaluar vijën e portës jugore, por që nuk mendojnë kështu asistenti Verer dhe arbitri Marshal. Vetë Marshal e ka konfirmuar vite më vonë, se ai ishte gol i rregullt. Ndërhyrja e "Goal Line Technology" do të kishte vlera historike për futbollin shqiptar në atë moment të rëndësishë­m e deçiziv më shumë se kurrë.

2. 26 prill 1989, Angli-Shqipëri 5-0.

Mesloja e pjesës së parë, rezultati është 2-0 për vendësit, kur Demollari me një kthesë të befasishme, nga 16 metra ka realizuar një gol të jashtëzako­nshëm në portën e Shiltonit. "Uembli" ka heshtur, por flamuri lart i asistentit norvegjez e ka detyruar arbitrin Halle ta anulojë pa asnjë motiv golin. Mbetet një ndër më spektakola­rët e shënuar, madje në "Uembli" dhe i anuluar padrejtësi­sht. VAR do të ishte deçiziv në këtë rast.

3. 24 mars 2001, Leverkusen, RF Gjermane-Shqipëri 2-1.

Minuta e 89-të, loja është në barazim 1-1 (gol i B.Kolës). Arbitri italian Çezari dhe asistenti i tij e vlerësojnë të rregullt një pozicion të sulmit gjerman një rast tejet i dyshimtë për "offside" dhe me Klosen vendësit shënojnë 2-1 në frymën e fundit. Një moment tipik për t'u interpretu­ar nga VAR-i që mund të ndryshonte rezultatin e sfidës.

4. 28 prill 2001, Tiranë, Shqipëri-Angli 1-3.

Fundlojë, rezultati është 2-1 për anglezët, Rraklli nga një pozicion diagonal ka shënuar një gol të mrekullues­hëm nga porta veriore e "Qemal Stafës" duke barazuar në 22, por asistenti dhe më pas arbitri luksemburg­as, Hamer, e kanë anuluar golin për pozicion "offside" të Rrakllit, që realisht ishte inekzisten­t... Ky rast është interpretu­ar më vonë edhe në seminaret e UEFA-s, duke e konsiderua­r gabim vendimin e arbitrave, pasi goli ishte i rregullt.

5. 12 shtator 2007, Tiranë, Shqipëri-Holandë 0-1.

Rezultati është 0-0, kur në fund të pjesës se parë Matejsen tundi rrjetën e tij me një autogol klasik nga porta veriore. Pa asnjë motiv arbitri anglez Majkëll Rajli e ka anuluar duke i mohuar padrejtësi­sht avantazhin 1-0 Shqipërisë, një sfidë që u mbyll 0-1 për holandezët më golin e Van Nistëlroit në fund.

6. 12 nëntor 2016, Shqipëri-Izrael 0-3.

Në "Elbasan Arena", pjesa e parë, 0-0, ka qenë një ndërhyrje e mbrojtësit Berisha e vlerësuar e parregullt nga arbitri gjerman Deniz Aytekin. Penallti për Izraelin dhe karton i kuq për Berishën. Me VARin do të kishim tjetër interpreti­m. As karton dhe as 11 m. Ai gol i hapi rrugën Izraelit të fitonte 3-0 ndaj Shqipërisë me dhjetë lojtarë në fushë për më shumë se 75 minuta lojë.

7. 1972, Kupa e Shqipërisë, finalja e dytë, Shkodër, Vllaznia-Besa 2-0 (5-3 me 11-m).

Rezultati 1-0 për shkodranët në pjesën e parë, kur në meslojën e të dytës arbitri Ramzi Pregja akordon një tjetër 11-metërsh për vendësit. Nga pamjet filmike atë moment është një rast i pastër për VAR. Rragami realizoi, barazoi shifrat në 2-2 (pas dy sfidave) dhe më pas janë penalltitë historike të realizuara prej tij.

8. Edicioni 1979-'80, tetor, java e 10-të, 17 Nëntori-Dinamo 5-3.

Është takimi i paharruar, kur në "Qemal Stafa", në një derbi arbitri Arsen Hoxha ka dhënë 5 penallti. Rrallëherë mund të ndodhë, 3 për dinamovitë­t dhe 2 për tiranasit. Një ndër rastet kur VAR do të kishte më shumë punë se kurrë, pasi edhe polemikat ishin pa fund.

9. Kampionat, java e 23-të, 9 maj 1987, "Qemal Stafa", Partizani-17 Nëntori 0-0.

Shkëlqim Muça nga mesfusha ka realizuar një gol të rrallë në meslojën e dytë të sfidës. Por, asistenti Ndreka dhe arbitri Kuka e kanë anuluar duke e konsiderua­r në pozicion jashtë loje dy lojtarët tiranas, Mingën dhe Kolën. Një nga "gol jo gol" shumë i diskutuar, një rast ideal për VAR për të vendosur paqen e mbyllur polemikat.

Në Durrës, luhet "play-out" Partizani-Kastrioti. Rezultati është 1-0 për krutanët me gol të Prelës, kur në '75, Ngjela ka shënuar duke barazuar, por asistenti Mali ka sinjalizua­r për pozicion jashtë loje. Goli është anuluar nga Jemini, Kastrioti fiton 1-0 dhe ngjitet në të Parën. Për Partizanin kjo është rënia e dytë në dhjetë vitet e fundit në kategorinë inferiore. Pas takimit në fushë ka shpërthyer dhuna ndaj asistentit

Mali, shoqëruar me polemika pa fund. Një VAR do të sqaronte gjithçka, pasi edhe sot ka dyshime, paqartësi nga ajo vendimmarr­je.

Edhe futbolli botëror ka mjaft vendime nga VAR e "Goal Line". Nga goli i Hurst në finalen e Botërorit "Londër 66", tek ai i Maradonës me dorë ndaj Anglisë. Le të rishikojmë dhjetë momentet që kanë mbetur në memorie, por edhe në këtë rast, pa mundur të ndryshojmë asgjë.

1. 1966, Angli, KB, "Uembli", finale, Angli-RF Gjermane 4-2.

Në shtesën e parë, kur shifrat ishin 2-2, asistenti rus Abramov e ka cilësuar gol për kalim të vijës së portës të Tillkovski­t, goditjen e Hurst, të cilin arbitri zviceran Dinz e akordoi dhe 3-2. Një gol që edhe sot hap polemika sa herë që diskutohet për të. Ndërhyrja e "Goal Line Technology" do ta zgjidhte atë moment delikat të sfidës.

2. 1975, Paris, finale, Kupa e Kampioneve, Bajern-Lids, 2-0.

Një takim që kujtohet për arbitrimin e njëanshëm të francezit Kitandjan, që në shifrat 0-0 anuloi një gol spektakola­r të Lorimer, duke mos akorduar edhe një penallti të pastër të Franc Bekenbauer ndaj Allan Klark. Vendimmarr­ja shkaktoi një reagim të jashtëzako­nshëm të opinionit sportiv. VAR-i do të ishte më se deçiziv në këtë finale të paharruar që fitohet në fund nga Bajerni 2-0 (golat Roth e Myler).

3. 12 maj 1976, Glasgou, finale, Kupa e Kampioneve, Bajern M-St.Etien 1-0.

Një gol i rregullt i realizuar nga Gerd Myler, por i anuluar padrejtësi­sht nga arbitri hungarez Palotai, ndërkohë që VAR-i do të ishte një përcaktues me vlerë në këtë rast, edhe pse takimi fitua nga gjermanët.

Vetë Myler dhe telekronis­tët u befasuan nga vendimi i arbitrit të njohur, kur "replay", një moviolë për kohën të jepte mundësinë për ta riparë rastin.

4. 1985, maj, Bruksel, finale e Kupës së Kampioneve, Juventus-Liverpul 1-0.

Minuta 58, arbitri zviceran Deina akordon një 11-metërsh për Juventusin, që transformo­het në gol nga Platini. Në momentin kur Boniek pengohet nga mbrojtësi liverpulas Lavreson, ka qenë pa hyrë në zonë, 2 metra e 22 cm larg vijës së 16 metrave. Por në distancë loje, arbitri nuk ka mundur ta përcaktojë saktësisht vendin ku u shkaktua faulli. Në këtë rast tejet delikat

VAR-i do ta kishte të lehtë verifikimi­n. Bëhet fjalë për finalen e tragjedisë së Hejselit.

5. 1986, Meksikë, KB, çerekfinal­e Argjentinë-Angli 2-1.

Më 22 qershor në stadiumin "Azteca" në Meksikë, në minutën e 51-të topi në formë harku fluturoi drejt zonës së portës angleze dhe Maradona u hodh lart duke e goditur me dorën e majtë, për ta dërguar në rrjetën e Shiltonit. Arbitri tunizian Ali Bin Naser e deklaroi golin të rregullt dhe 1-0. VAR-i do të kishte ndërhyrë dhe goli do të anulohej, shoqëruar me një karton të verdhë për Maradonën. Argjentina fitoi ndeshjen dhe më pas edhe Botërorin.

6. 26 prill 1998, Seria A, Juventus-Inter 1-0.

Pjesa e dytë, një ndërhyrje e mbrojtësit Mark Iuliano ndaj Ronaldos, brenda zonës së 11-metrave, por i pavërshëll­yer nga arbitri Çekarini, ngjalli shumë polemika, një ndeshje deçizive për titullin. Nëse do të ishte VAR, do të zgjidhte një ndër rastet më ekstreme e të polemizuar­a në historinë e Serisë A.

7. 2009, KB, Francë-Irlandë 1-0.

Në Paris luhet takimi i dytë, "play-off", Franca mund 1-0 Irlandën që drejtohet nga Trapatoni. Goli shënohet në një aksion nga prekja e topit me dorë nga Tierri Henri që e devijon dukshëm në rrjetë. Gjithçka u pa nga miliona spektatorë, por jo nga arbitri dhe polemikat që shpërthyen ishin në kulm, madje federata irlandeze kërkoi përsëritje­n e ndeshjes, por që u kundërshtu­a nga FIFA. Ai gol u dha kualifikim­in francezëve. VAR do të ndërhynte si një ndër rastet më të polemizuar­a në historinë e futbollit botëror.

8. Qershor 2007, La Liga Barcelona-Espanjol 2-2.

Në javën e parafundit të kampionati­t 2006-2007, minuta 43, numri 19 i Barcelonës, pasi 10 ishte ende pronë e Ronaldinjo­s, ka shënuar me dorë ndaj Espanjolit, pas një harkimi të Zambrotës duke barazuar shifrat në 1-1. 100% imitim i stilit maradonian. VAR do ta anulonte, duke e ndëshkuar asin argjentina­s me karton të verdhë.

9. Shkurt 2012, Seria A, Milan-Juventus 1-1.

Minuta e 25-të, një gabim i pafalshëm i arbitrave, i kryesorit Taliavento që nuk vlerëson të rregullt, kur topi i goditur me kokë nga ganezi Muntari kalon 1 m e 20 cm vijën e portës të Bufonit. Ende sot ai ka mbetur një gol fantazmë mjaft i polemizuar, por që "Goal Line Technology" do ta vlerësonte të rregullt për të mos lënë asnjë dyshim më pas.

10. 2012, KB Gjemani-Angli 4-1.

Në Bloemfonte­in, gjuajtja e Lampard që kaloi gati 45 cm vijën fatale të portës nuk u pa nga asistenti dhe arbitri Lorionda vijoi lojën pasi topi u rikthye në fushë. Një rast i padiskutue­shëm për ndërhyrjen e "Goal Line Technology", që pa vështirësi do ta vlerësonte gol, sepse në ripërsërit­je pamjet konfirmoni­n rregullsin­ë e tij. Gjermania u kualifikua se fitoi ndeshjen, por ai gol mund të kishte ndryshuar raportet.

 ??  ??
 ??  ?? Wembli, 1989, Angli Shqipëri 5-0. Demollari godet nga 16 metra .....
Wembli, 1989, Angli Shqipëri 5-0. Demollari godet nga 16 metra .....
 ??  ?? Meksikë, Botërori '86. Angli-Argjentinë 1-2, goli me dorë i Maradonës
Meksikë, Botërori '86. Angli-Argjentinë 1-2, goli me dorë i Maradonës
 ??  ?? ...dhe topi përfundon në rrjetë. Gol i rregullt, por që anulohet nga arbitrat
...dhe topi përfundon në rrjetë. Gol i rregullt, por që anulohet nga arbitrat
 ??  ??
 ??  ?? Dhjetor 1967, Shqipëri-RFGJermane 0-0. Gjuajtja e Gjinalit, që u ndalua pas vijës së portës nga portieri Volter.
Dhjetor 1967, Shqipëri-RFGJermane 0-0. Gjuajtja e Gjinalit, që u ndalua pas vijës së portës nga portieri Volter.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania