Panorama Sport (Albania)

Kukësi “fotokopjon” veten, por me Duron janë në krye

Ecuri identike pas 17 javësh, por një vit më parë ishin të tretët

-

Kukësi "fotokopjon" veten. Duket e çuditshme, por ecuria e verilindor­ëve është identike nga viti në vit. Po të krahasosh rezultatet e fundit të 2018-ës dhe ato të 2019-ës, e kupton më së miri këtë gjë. Njësoj si vjet, edhe tani kanë 9 fitore, 4 barazime dhe po aq humbje pas 17 javësh të luajtura. Ndryshimi i vetëm është në renditje. Nëse me Shpëtim Duron janë të parët me 31 pikë, vjet me 3 trajnerë (e nisën me Armando Cungun, vijuan me Ramazan Ndreun dhe e mbyllën me Ernest Gjokën) pozicionoh­eshin të tretët. Pra, janë dy shkallë më lart në tabelë, edhe

pse me të njëjtën kuotë pikësh. Aktualisht kanë si "bonus" sulmin. Në raport me golat e shënuar janë më mirë. Nëse vjet e gjetën 16 herë portën pas 1530 minutash, këtë herë kanë realizuar 10 më shumë (26 në total). Mbrojtja mund të themi që "fut ujë", pasi ka marrë 4 gola më

shumë. Një edicion më parë ishin ndëshkuar me 9 gola, ndërsa tani me 13. Luhatjet kanë qenë të mëdha dhe pikët e lëna rrugës mund t'u kushtojnë vërtet shumë nënkampion­ëve në fuqi të Shqipërisë. E megjithatë, nuk ka vend për ta bërë dramë. Në fund të fundit, Kukësi po kryeson kampionati­n

dhe zyrtarisht ka shpallur kandidatur­ën për titullin. Gara nuk do të jetë assesi e lehtë dhe kjo duket qartë nga ngjeshja e klasifikim­it. Si kurrë më parë, diferencat janë të vogla. Presioni është i madh kur sheh Bylisin me një pikë më pak (30), por edhe Tiranën, Partizanin

dhe Teutën me tri më pak (28). E megjithatë, skuadra ka kohën e duhur që të reflektojë dhe të mbledhë forcat për 19 ndeshjet e tjera të Kategorisë Superiore. Janari nuk do të sjellë ndonjë revolucion në merkato. Lëvizjet do të jenë me pikatore, si në dalje ashtu edhe në hyrje.

Dhe kjo, për një motiv të qartë, ekipit nuk i mungon cilësia, për të mos thënë që në mesfushë dhe sulm e ka me bollëk. Ndërhyrjet e vetme do të jenë për të shtuar alternativ­at dhe të forconin stolin. Por nëse del ndonjë okazion, kurrsesi nuk do t'i thoshin "jo".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania