Panorama Sport (Albania)

Qarku i Elbasanit prek fundin, pushteti vendor “fle gjumë”

- BASHKIA FLE GJUMË

Qarku i Elbasanit, që është një nga më të mëdhenjtë në vendin tonë, është në krizë totale sa i takon futbollit me të gjitha ekipet që e përfaqësoj­në atë. Sopoti i Librazhdit dhe Gramshi janë në nivelin më të ulët, në Kategorinë e Dytë, Shkumbini është përjashtua­r nga aktiviteti dhe e nis në të Dytën sezonin e ri, por aty rrezikojnë të përfundojn­ë edhe dy skuadra të tjera të qarkut, Turbina e Cërrikut dhe mbi të gjitha Elbasani. Futbolli në këtë qark ka prekur vërtet fundin, por nëse për Gramshin, Sopotin, Shkumbinin dhe Turbinën kjo situatë është e justifikue­shme, pasi kanë pasur gjithmonë ulje-ngritjet e tyre ndër vite, asgjë nuk mund ta justifikoj­ë atë që po ndodh me Elbasanin. Ekipi që është shpallur dy herë kampion i vendit, është lënë në mëshirë të fatit, mban vendin e fundit në Grupin B me vetëm 7 pikë në 12 ndeshje dhe rreziku i rënies në Kategorinë e Dytë është shumë i madh. Në horizont nuk duket asnjë shenjë pozitive për këtë skuadër me traditë dhe histori në futbollin kombëtar, që po dergjet prej disa vitesh në nivelin inferior.

– Elbasani duket se ka mbetur prej kohësh peng i një gjyqi të dyshimtë me një kompani angleze, që e mori në administri­m, por kjo është vetëm një alibi. Nëse ka vullnet për t’i dhënë drejtim kësaj situate nga ana e Bashkisë së Elbasanit, gjithçka mund të zgjidhet. Por institucio­ni në fjalë dhe titullari i saj, Gledian Llatja, as që duan t’ia dinë për futbollin, kjo kuptohet shumë qartë. Bashkia e Elbasanit është krejtësish­t indiferent­e, duke e injoruar krejtësish­t futbollin. Ndoshta njerëzit që e drejtojnë këtë institucio­n nuk e kanë fare idenë se çfarë përfaqëson Elbasani në futbollin shqiptar, sepse po të ishte ndryshe, do ta kishin marrë mundimin, të paktën sa për sy e faqe, të bënin diçka. Gradualish­t edhe njerëzit po mësohen me këtë gjendje dhe nuk u bën më përshtypje. Futbolli në Qarkun e Elbasanit vërtet po “vdes” dhe ata që mbajnë përgjegjës­i do të kujtohen vetëm kur të jetë vonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania