Panorama Sport (Albania)

Hysaj-Juve, e ardhmja në duart e... PSG-së

De Shiljo mes Gatuzos dhe Leonardos, shqiptari pret vendimin

-

Elseid Hysaj sërish në merkato dhe këtë herë me një emër të madh. Juventusi mund të jetë destinacio­ni i mbrojtësit të Kombëtares në merkaton e janarit, por nuk mjafton vetëm dëshira e trajnerit Sarri. Këtë herë, rebusin e ndërton Matia De Shiljo, mbrojtësi që është ofruar si shkëmbim me shqiptarin, por edhe PSG.

MERKATO - Elseid Hysaj dhe Matia De Shiljo mund të shkëmbehen mes tyre dhe Gatuzo të ketë në krah një alternativ­ë që e ka në plane prej kohësh. Kjo e gëzon edhe Elseid Hysajn, i cili jo vetëm do të transferoh­ej te bardhezinj­të, por mbi të gjitha do të stërvitej nga një trajner që e ka pasur tek Empoli dhe ai që e mori me vete edhe te Napoli. Kësisoj, të gjitha palët do të ishin të kënaqura.

PSG - Mirëpo, vështirëso­n gjithçka në këtë tratativë përfshirja e PSG-së. Ekipi francez, me Leonardon në postin e drejtorit, ka zgjedhur pikërisht De Shiljon për krahët, duke qenë se Kurzaua nuk është më në llogari. Jo vetëm kaq, por Juventusi kërkon nga francezët shërbimet e Leandro Paredesit dhe në këtë rast, Leonardo do të përfitonte që ta shkëmbente pikërisht me De Shiljon. Në këtë mënyrë, kalimi i Hysajt te Juventusi mund të kishte pengesa të shtuara dhe do ta bënte shumë të vështirë. Ndaj, fati i shqiptarit me bardhezinj­të kalon nga PSG-ja, por edhe nga Xhenaro Gatuzo dhe aftësia e këtij të fundit për të bindur De Shiljon që të zgjedhë Napolin dhe jo Parisin. Menaxheri i futbollist­it kuqezi është në punë e sipër për sistemimin e tij dhe ka deklaruar se në ditët e para të janarit do të bisedojë me Gatuzon dhe presidenti­n De Laurentis për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania