Panorama Sport (Albania)

Blerja e re po çorodit kuqezinjtë, “cunami” në skemat e trajnerit

Suedezi imponon zgjedhjet, Pioli me dhimbje koke

- FAKTORI “Z”

Të gjithë për Ibrën, por Ibra nuk është për të gjithë. Megjithëse 38 vjeç, të ruash ritmin e suedezit është e vështirë dhe kërkon njohje të thella tekniko-taktike. Për shumë lojtarë të Milanit parashikoh­en vuajtje, sidomos nëse kanë boshllëqe në personalit­et. Duke e nisur që nga sulmi, Rafael Leao është partneri që thuhet se mund të luajë krah suedezit. Në pak prezenca, portugezi ka ofruar spuntot minimale që mund ta shndërrojn­ë në një nga ata lojtarë që do të fitojë formacioni­n pas zbarkimit të Zlatanit. Megjithëse vetëm 20 vjeç, Leao ka sprinte, intuitë dhe driblime, praktikish­t gjithçka duhet për të luajtur krah suedezit, i cili nga ana e tij do të korrigjojë qasjen e “lehtë” të Leaos gjatë ndeshjeve. 4-4-2 dhe 4-3-1-2 duken skemat e duhura për një dyshe LeaoIbrahi­moviç, por në raste të veçanta portugezi mund të përshtatet si sulmues krahu në 4-33, duke rrezikuar vendin e Susos që i ka djegur të gjitha shanset e dhëna këtë sezon. Në pozitë më të rëndë Kristof Piontek, i cili raportohet në Dubai me pushime. Polaku rrezikon vendin në çdo aspekt, aq sa hamendësoh­et edhe largimi i tij nga Milani pas vetëm një viti.

– Duke u kthyer shtatë vite në kohë, në Milanin e I-rë të Ibrës, spikatën Kevin Princ Boateng dhe Antonio Noçerino.

Dy mesfushorë me vesin e “kredhjes” në sulm që falë hapësirave të Ibrës, ditën të shënonin në breshëri. Asokohe përfitonte Ambrozini, por edhe Gatuzo, siç e dëshmon golin me Juventusin. Sot Milani ka Çalhanoglu­n, Bonaventur­ën, që dinë si ta sulmojnë zonën rivale, por profili i duhur për të imituar kolegët e së shkuarës duket Rade Kruniç. Boshnjaku, falë dinamizmit, mund të përfitojë formacioni­n në dëm të Kesit, teksa në radhë të dytë qëndron Paketa, i cili nëse qëndron, mund të përfitojë nga drita e Ibrahimovi­çit, që di të shkëlqejë, por edhe të bëjë të tjerët të shkëlqejnë.

 ??  ?? Postimi i faqes zyrtare të Milanit që ka hapur një sondazh për tifozët lidhur me numrin që suedezi do të mbajë pas rikthimit si kuqezi
Postimi i faqes zyrtare të Milanit që ka hapur një sondazh për tifozët lidhur me numrin që suedezi do të mbajë pas rikthimit si kuqezi
 ??  ?? Hernandez
(Rodrigez)
Bonaventur­a
(Rebiç)
Çalhanoglu
(Paketa)
Romanjoli
Donaruma
Ibrahimovi­ç (Piontek/Leao)
Benaser
(Bilia)
Muzakio
(Kaldara)
Suso
(Kastijeho)
Kesi
(Kruniç)
Konti
(Kalabria)
Hernandez (Rodrigez) Bonaventur­a (Rebiç) Çalhanoglu (Paketa) Romanjoli Donaruma Ibrahimovi­ç (Piontek/Leao) Benaser (Bilia) Muzakio (Kaldara) Suso (Kastijeho) Kesi (Kruniç) Konti (Kalabria)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania