Panorama Sport (Albania)

Dortmundi i djeg të gjithë, firmos Haland

Gjermanët paguajnë klauzolën, Junajtid dhe Juve s'kënaqën Raiolën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Borusia e Dortmundit i parakalon të gjithë dhe bën goditjen e janarit: transferon zyrtarisht sulmuesin më të kërkuar të momentit, Erling Haland, protagonis­t i një sezoni të shkëlqyer me Salcburgun (28 gola në 22 ndeshje në të gjitha kompeticio­net). Kontratë deri në vitin 2024 dhe sulmuesi norvegjez do t'u bashkohet shokëve të rinj më 3 janar. E donin të gjithë dhe konkurrenc­a ishte shumë e pamëshirsh­me. 19-vjeçari klient i Mino Raiolës kishte një klauzolë prej 20 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi muajin e ardhshëm.

PRAPASKENA­T - Dukej se do të përfundont­e në një mes Juventusit apo Junajtidit, të cilat gjithashtu kishin akordin me Salcburgun dhe ishin përpara Dortmundit. Por duket se është gjithnjë Raiola ai që vendos për klientët e tij. Junajtid u tërhoq dhe nuk ra dakord që të kënaqte kërkesat e tepruara financiare të superagjen­tit dhe babait të talentit, ndërsa Juve i ofronte Raiolës 11 mln euro komision. Gjermanët pranuan t'i paguajnë Raiolës 15 mln euro komision dhe 8 milionë futbollist­it për firmën. Zbulohet edhe rroga e sulmuesit për 4.5 vitet e ardhshme, 8 mln euro në sezon.

FJALËT E PARA - "Të transferoh­esha në Salcburg ishte vendimi më i mirë që kam marrë deri tani në jetën time. Ndodhën shumë gjëra gjatë vitit të shkuar, kështu që e kam të vështirë ta besoj. U jam shumë mirënjohës të gjithëve në klub që mësova kaq shumë në një kohë të shkurtër. Për mua udhëtimi vazhdon në Dortmund. Do të jetë emocionues­e që do të luaj përpara 80 mijë tifozëve". Menaxheri i BVB, Vacke, dhe drejtori sportiv, Cork, janë krenarë për këtë goditje: "Pavarësish­t ofertave

nga klubet më të mira të Europës, ai vendosi që të zgjedhë Dortmundin dhe planin që ne i propozuam atij", tha Vacke, ndërsa Cork shtoi: "Presim të gjithë një qendërsulm­ues ambicioz, atletik dhe fizikisht të fortë me instinktin e golit dhe shpejtësi të jashtëzako­nshme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania