Panorama Sport (Albania)

De Bryjne një spektakël, Siti mund Shefilldin dhe rinis garën

Aguero dhe belgu ngrenë kokën e kampionëve

-

E diel pozitive për Pep Guardiolën: pas përmbysjes që pësoi nga Uolverhemp­toni vetëm 48 orë më herët, Mançester Siti ngre kokën dhe mund 2-0 Shefilld Junajtidin në “Etihad”, në ndeshjen përmbyllës­e të javës së 20-të. Një kampionat që ka pak për të thënë për “Qytetarët”, të cilët tashmë kanë realisht pak shanse për të mbrojtur titullin kampion (Liverpuli, 14 pikë larg dhe me një ndeshje më shumë). Suksesi ndaj “Blades” i rikthen djemtë e Guardiolës -1 nga Lestëri i vendit të dytë dhe ruhet distanca e sigurisë +10 nga Junajtidi i vendit të pestë, skuadra e parë jashtë zonës Champions.

REKORDET E PEPIT – Lajme veçanërish­t pozitive për Guardiolën: i pari është rikthimi i Serxho Agueros te goli pas thuajse dy muajsh, i dyti me paraqitjen monumental­e të Kevin De Bryjnes dhe i treti ka të bëjë me numrin zero te kolona e golave të pësuar. Vendosin Aguero me një të djathtë të shkëlqyer në fillim të pjesës së parë, shërbyer nga De Bryjne. Por argjentina­si shqetëson sërish ambientin e kaltër, pasi lë fushën duke çaluar. Goli i dytë është vepër e De Bryjnes i shërbyer nga Mahrez në zonë: kontroll dhe e djathta përfundon brenda shtyllës së parë. Goli i Agueros ishte numri 1000 i shënuar nga një skuadër e Pep Guardiolës (412 në 152 ndeshje me Barçën; 254 në 102 me Bajernin; 335 në 134 me Sitin; totali 1001). Por, shënuesi më i mirë për Pepin është Mesi me 138 gola, pastaj Aguero me 72, Sterling me 53 dhe Levandovsk­i me 47. Për katalanasi­n ishte edhe fitorja e 100-të në Premier Ligë në 134 ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania