Panorama Sport (Albania)

LiVARpuli vazhdon marshimin

Asnjë humbje në vitin 2019, por ditën e djeshme i erdhi në ndihmë teknologji­a

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vetëm një çmenduri mund t'ia heqë titul lin kampion nga duart Liverpulit. Kur jemi në gjysmën e sezonit, skuadra e Klopit numëron 18 vitore, 1 barazim dhe 0 humbje në 19 ndeshje me 47 gola të shënuar dhe 14 të pësuar. Ditën e djeshme në listën e "viktimave" u shënua edhe Uolvesi, por sa shumë polemika për fitoren 1-0 me golin e Manesë.

VENDOS VAR- Shumë raste, shumë polemika dhe një gol. Kjo ishte panorama e 45 minutave të para në "Anfield", ku tifozët e pranishëm nuk zhgënjyen në startin e ndeshjes. Ritmi është i lartë si në çdo ndeshje tjetër, por në start nuk ka shumë mundësi për të shënuar. I vetmi është Mohamed Salah, i cili nuk shënjestro­n dot portën në tentativën që bën. Pastaj dyluftimet zhvendosen në mesfushë, ku Uolves është i vendosur mirë dhe mbrohet për ta goditur me kundërsulm. Në fundin e pjesës së parë ishin rastet më të diskutuesh­me. Sadio Mane kaloi në avantazh skuadrën e Klopit, por arbitri fillimisht e anulon golin për një prekje të topit me dorë nga Lalana. Pas konsultës me VAR-in goli konsideroh­et i rregullt pasi gjykohet si prekje me sup. Pak minuta më vonë Uolvesi reagon duke gjetur golin e barazimit me anë të Pedro Netos. Ky i fundit feston si i çmendur, por i ngrin buzëqeshja nga VAR-i sepse ishte në pozicion jashtë loje. Pozicion milimetrik, i cili hapi menjëherë polemikat. Rezultati mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes, e cila e humbi shkëlqimin dhe bukurinë për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe lodhjes së lojtarëve.

50 PA HUMBJE- Kjo ishte ndeshja e 50-të në "Anfield" që Liverpuli nuk njeh humbje dhe statistika­t janë 40 fitore dhe 10 barazime. Diçka e tillë ka ndodhur për herë të tretë në historinë e Premier Ligës, më parë me Çelsin 86 ndeshje pa humbje nga 2004 deri në vitin 2008 dhe me Liverpulin në 19781980 me 63 ndeshje. Ekipi i Klopit e ka mbyllur vitin 2019 me 98 pikë në 37 ndeshje të luajtura, mesatarish­t 2.65 pikë për ndeshje. Vetëm Çelsi në vitin 2005 me 2.66 pikë për ndeshje ka bërë më mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania