Panorama Sport (Albania)

Kërkohet nga Barça dhe PSG-ja, Klop: Të gjithë i kemi kundër

-

Jyrgen Klop është shndërruar në një makth për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde. Një vit më parë e eliminoi nga Liga e Kampionëve ekipin katalanas duke bërë një nga përmbysjet më të çmendura në Ligën e Kampionëve. Ditën e djeshme, numri një i pankinës së Liverpulit është përzgjedhu­r nga tifozët e skuadrës katalanase si i preferuari për të pasuar Ernesto Valverden. Ky i fundit ka marrë 80% të votave për t'u larguar në fundin e sezonit. Vetëm 20% të fansave të Barcelonës i kanë dhënë besim trajnerit aktual dhe janë të kënaqur nga puna që ai ka bërë. Megjithatë, duket se fati i tij është përcaktuar dhe me shumë mundësi do të largohet. Vetëm ndonjë fitore e Champions-it mund ta ndryshojë fatin. Sondazhi ka vazhduar më tej edhe me pyetjen se cili do të ishte i preferuari i tifozëve për të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Valverdes dhe këtu, Jyrgen Klop ka fituar me pak diferencë me Kumanin. Fansat janë të çmendur pas sezonit që Klop po bën me Liverpulin dhe duan ta shohin grintën e tij në "Camp Nou". Nuk është vetëm Barcelona që mund të futet në garë për trajnerin gjerman, pasi edhe PSG-ja po kërkon që të gjejë një tjetër timonier dhe Klop është i përzgjedhu­ri i drejtuesve francezë. Por deri tani këto janë thjesht dëshira, pasi Klop është i kënaqur me Liverpulin.

FLET TRAJNERI- Jyrgen Klop është shumë krenar për skuadrën e tij dhe për ecurinë që ka pasur Liverpuli deri tani. Pas ndeshjes së djeshme ai tregon si i motivoi djemtë. "E dinim që Uolvesi është një skuadër

shumë e fortë dhe po na luftonte për çdo top. U thashë djemve që tani të gjithë janë kundër nesh, prandaj duhet të zbresim në fushë për t'i luftuar mbrapsht. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të punojmë fort. Nuk e di pse kundërshta­rët kanë

pretendime për VAR-in, sepse ne duhet të jemi pro tij. Titulli? Nuk më intereson aspak që jemi në krye tani në dhjetor. Duhet të jemi në fundin e kampionati­t. Kjo është ajo që më intereson", ka thënë trajneri Klop pas ndeshjes së fituar me Uolvesin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania