Panorama Sport (Albania)

Ruli: 2019 super, duam 4 vende për në Olimpiadë

"Tashmë vëmendja për tërmetin, por duam pistën në 2021-shin"

- ARTIN LLESHAJ

Atletika shqiptare mbylli një vit mes problemesh, por që gjithashtu dhuroi rezultate të rëndësishm­e në arenën ndërkombët­are, ku si gjithnjë vijon të spikasë Luiza Gega, e cila disa muaj më parë shkroi historinë, duke u bërë e para atlete shqiptare që kualifikoh­et për në finalet e një Kampionati Botëror. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, në një intervistë për "Panorama Sport", komenton vitin që po lëmë pas si dhe tregon pritshmëri­të që FSHA ka për 2020-ën. Ruli flet gjithashtu për mungesën e pistës në Tiranë, si dhe komenton edhe situatën problemati­ke që po kalon Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Ruli, si do ta komentoni vitin 2019 për atletikën shqiptare?

Atletika për vitin 2019 ka qenë në altarin më të lartë të sportit, duke parë edhe rekordet e nivelit super të lartë. Kemi kualifikim­in e Luiza Gegës për në Lojërat Olimpike, kërcimin 8.11 të Izmir Smajlajt që theu rekordin e Beogradit si "indoor" ashtu edhe "outdoor", Franko Burraj që e zbriti rezultatin nën 46 sekonda, Ervin Murataj 47 sekonda, Elisa Rrasa një talente e shkëlqyer në kërcim së gjati, e cila dha rezultatin 5.75 m që është një rezultat fenomenal nga një vajzë 16-vjeçare. Melisa Sina 14.74 në 100 m/p, David Nikolli dhe shumë sportistë të tjerë kanë shkëlqyer në këtë vit. Ka qenë një vit tepër pozitiv për atletikën, nga më të mirët në këto 30 vitet e fundit.

Çfarë prisni nga viti i ardhshëm?

Synimi kryesor për vitin e ardhshëm është që të kemi sa

më shumë finalistë për në Lojërat Olimpike. Me David Nikollin, Franko Burrajn dhe Izmir Smajlajn shpresojmë që të kemi një ekip me më shumë se katër sportistë në Tokio. Gjithashtu, kemi Kampionati­n Europian që do të zhvillohet në Paris, ku edhe atje pretendojm­ë për medalje. E them me plot bindje se edhe atje pretendojm­ë të marrim medalje me Izmir Smajlajn, këtë e them edhe si president gjithashtu edhe si trajner. Duam medaljen e arit në Europianin e shteteve të vogla që do të mbahet në San Marino. Njëkohësis­ht me Luiza Gegën, Franko Burrajn apo David Nikollin, t'u japim tonin kompeticio­neve dhe të thyejmë sa më shumë rekorde e të marrim medalje.

Një tjetër vit që kalon dhe Tirana vazhdon të mbetet i vetmi kryeqytet në botë pa pistë...

Stadiumi "Qemal Stafa",

siç dihet, sot nuk ekziston më, është bërë një impiant modern dhe bravo i qoftë FSHFsë që ka buxhetin dhe arriti të realizonte një vepër kaq madhore. Ndërsa ne jemi një sport që mbulohemi totalisht nga buxheti i shtetit dhe s'kemi asnjë të ardhur tjetër. Duhet patjetër që bashkia dhe shteti të na ndihmojë. Është bërë stadium me pistë në Elbasan, e cila është e një niveli shumë të lartë, por në Shkodër dhe Korçë janë pista të pacertifik­uara, sepse cilësia e tartanit lë për të dëshiruar. Tirana vazhdon të jetë i vetmi kryeqytet në botë pa pistë atletike dhe shpresoj që shteti dhe bashkia ta marrin në konsiderat­ë këtë fakt. Por, duke parë gjendjen pas tërmetit, nuk dua që të bëhem arrogant dhe të kërkoj diçka të pamundur në një situatë kur të tjerët s'kanë ku të fusin kokën. Shpresoj që të kalohet sa më parë kjo situatë dhe në vitin 2021, në bashkëpuni­m me Bashkinë e Tiranës të bëjmë impiantin ose pas hotel "Sheratonit", te Qyteti Studenti apo te stadiumi "Selman Stërmasi".

Po lëmë pas një vit që do të mbahet mend edhe për përplasjet dhe akuzat e pafundme në KOKSH ndërmjet Bezhanit dhe Bellos...

Unë kam qenë pjesë e KOKSH-it si zv.president dhe shef i Misionit Kombëtar për 4 vite. Kam menduar gjithmonë që sporti në Shqipëri është një hap përpara politikës dhe nuk do të doja kurrë që kolegët e mi të arrinin në këtë lloj përplasje. Për të dy kam opinione pozitive, me Viron Bezhanin kemi qenë sportistë të një kohe dhe shokë klase. E vlerësoj për vullnetin absolut që ka si sportist, si drejtues i federatës dhe në Komitetin Olimpik. Gjithashtu edhe për Stavri Bellon ndaj opinion tepër pozitiv, një njeri që di të menaxhojë, një njeri që përderisa ka bërë hapa kaq të mëdhenj ku është edhe zv.president në Lojërat Mesdhetare, është një njeri i konfirmuar në këto poste kaq të rëndësishm­e. Do të më vinte mirë që fundi i vitit t'i mbyllte sherret, pasi është në të mirë të sportit. Ta lëmë mënjanë politikën, pasi sporti duhet të na bashkojë. Shpresoj që gjërat t'i zgjidhim brenda familjes dhe 2020-ta të sjellë qetësi. Në fund, doja të uroja nëpërmjet kësaj kartoline të gjithë trajnerët e atletikës shqiptare, të cilët mbajnë gjallë këtë sport kaq të vjetër e të vështirë. Të gjithë stafin tim, në krye Nikolin Dionisin që e kam krahun e djathtë dhe të gjithë sportistët. Gjithashtu, u uroj një vit të mbarë të gjitha federatave dhe ju gazetarëve që na mbështesni!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania