Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu Skënderbeu ‘peshkon’ ‘peshkon’ të të rinj rinj

Bregu, Dita e Jashanica trazojnë merkaton korçare, zbulohen prapaskena­t

- LLAZI SARO

Skënderbeu bën dy af rimet e para në këtë hapësirë merkatoje, por për t'u zyrtarizua­r gjithçka, fjalën e fundit do ta thotë vetë trajneri Ilir Daja. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se dy 20-vjeçarë kanë nisur stërvitjen me bardhekuqt­ë, teksa, sipas agjentëve me të cilët bashkëpuno­n klubi, bëhet fjalë për elementë shumë premtues, që gjithsesi duhet të bindin Dajën e më pas të firmosin zyrtarisht kontratën. Bëhet fjalë për Arianit Ajetin e lindur në Zvicër dhe Igli Dokon në Greqi. Të rinjtë me kombësi shqiptare vijnë pas eksperienc­ave me Luzernën dhe PAS Korinthosi­n. Ajeti është një qendërmbro­jtës tipik, një pozicion ku Skënderbeu ka vuajtur në pjesën e parë të sezonit. Ndërsa Doko është mbrojtës i majtë, por që mund të përshtatet edhe në qendër.

Afrimet - Të dy futbollist­ët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Daja. Ajeti është me origjinë nga Kosova, por ka lindur në Horgen të Zvicrës. Prej dy vitesh është pjesë e ekipit të Luzernës U-21 që militon në kategorinë e katërt zvicerane. Te Skënderbeu do të kërkojë të afirmohet, ndërkohë që bëhet fjalë për një lojtar me një shtatlartë­si për t'u admiruar (1.84 metra). Nga ana tjetër, Doko është formuar si futbollist në akademinë e klubit të famshëm grek, Panathinai­kos. Pasi nuk mundi të zinte dot vend në ekipin e parë, mbrojtësi i majtë vazhdoi karrierën në Ligën e Tretë helene me ekipe si Ionikos dhe së fundmi PAS Korinthos. Ai është grumbullua­r vazhdimish­t edhe nga ekipet Kombëtare U-17 dhe U-19 të Shqipërisë.

Largimet - Nëse në hyrje lëvizjet e para janë duke u mby

llur, Skënderbeu ka një hall të madh me daljet nga ekipi. Janë të shumtë futbollist­ët që kanë dilemat e veta për sa i përket qëndrimit, por më "problemati­ku" mbetet Dejvi Bregu. Për lojtarin në fjalë, në momentet që flasim nuk ka më një ofertë joshëse dhe Skënderbeu është

në hall në lidhje me të ardhmen e tij, pasi nuk dihet si do të procedohet. Për më tepër që vlonjatit i mbaron kontrata në maj të këtij viti dhe rritet mundësia që të largohet me parametër zero nëse nuk arrihet një akord. Mirëpo, Skënderbeu ka shpenzuar për ta blerë nga

Luftëtari 100 mijë euro, kështu që nuk dëshiron të dalë duarbosh. Gjithashtu, një çështje që trazon për momentin klubin është edhe ajo e kapitenit Bruno Dita. Mësohet se ofertat në drejtim të tij janë të shumta. Më tunduese duket se është ajo e Shkëndijës së Tetovës, por nuk

mbetet pas as Teuta, që ka shprehur interesim së fundmi. Lojtari ka dilema, por është nën kontratë dhe për të vendos klubi. Ndërkohë, edhe Bajram Jashanica mund të mos kthehet të luajë futboll me fanellën e Skënderbeu­t, por një tjetër klubi. Kosovarit i përfundon dënimi në shkurt, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë. Kukësi vazhdon të ngulmojë, por korçarët jo më kot kanë rinovuar kontratën me lojtarin. Gjithsesi, kjo nuk i pengon drejtuesit e Skënderbeu­t që në një rast oferte të parefuzues­hme për Jashanicën, të vendosin për transferim­in e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania