Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Interi ka shënuar vetëm 2 gola në 6 sfidat e fundit të Serisë A kundër Napolit, bilanc i pjesshëm ku ka regjistrua­r 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

* Zikaltrit nuk fitojnë në Serinë A në “San Paolo” kundër Napolit nga tetori i 1997-ës, nga atëherë 9 suksese të “Axurrëve” dhe 4 barazime.

* Napoli e ka fituar gjithmonë ndeshjen e vitit të ri në tetë rastet paraardhës­e në kampionat: rekord absolut në Serinë A.

* “Axurrët” kanë fituar vetëm një nga 5 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër skuadrave krye (1 barazim, 3 humbje).

* Interi ka humbur vetëm një nga 13 transferta­t e fundit të Serisë A (10 fitore, 2 barazime), i mposhtur 1-4 pikërisht kundër Napolit, në ndeshjen e fundit jashtë fushe të sezonit të kaluar. * Pavarësish­t se ka tentuar 58 goditje më shumë se Interi gjatë këtij kampionati (341 kundër 283), Napoli ka realizuar 9 gola më pak se zikaltrit (27 kundër 36). * Antonio Konte mund të fitojë ndeshjen e tij numër 100 si trajner në Serinë A në stolin e tij numër 145: do të ishte më i shpejti që e arrin këtë objektiv në kompeticio­n, mes trajnerëve të cilët kanë debutuar në epokën kur fitorja vlen tri pikë.

* Hoze Kajehon i Napolit nuk shënon prej 15 ndeshjesh në Serinë A: seria më e gjatë negative nga dhjetori 2018, e ndërprerë pikërisht në ndeshjen e vitit të ri. Vetëm kundër Lacios (6) ka shënuar më shumë gola se kundër Interit në kompeticio­n (4).

* Interi është një nga skuadrat (së bashku me Xhenoan) kundër të cilave Arkadiuz Milik, sulmuesi i Napolit, ka luajtur më shumë ndeshje në Serinë A pa gjetur rrugën e rrjetës (4 takime).

* Romelu Lukaku, sulmuesi i Interit, është lojtari që ka shënuar më shumë gola (8) në 8 ndeshjet e para jashtë fushe në Serinë A në epokën kur fitorja vlen tri pikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania