Panorama Sport (Albania)

Nuk humbi në shtëpi në 2019-ën, si Juvja vetëm Barça e Liverpuli

-

Juventusi përgatitet ta nisë vitin 2020 me një fitore, duke qenë se përballë Kaljarit janë statistika­t që ia “detyrojnë” këtë, por në të njëjtën kohë për të mbrojtur edhe një pathyeshmë­ri që zgjati totalisht në vitin diellor 2019, në ndeshjet në shtëpi. Gjithsesi, më poshtë janë disa statistika dhe kuriozitet­e më shumë.

- Suksesi i fundit i Kaljarit në shtëpinë e Juventusit, në Serinë A, daton në nëntor të vitit 2009. Në 10 vitet që pasuan, shifrat flasin për 14 fitore bardhezi dhe 3 barazime.

- Kaljari ka fituar vetëm 2 nga 38 ndeshjet në Serinë A, në shtëpinë e bardhezinj­ve (14 fitore, 22 barazime), më e freskëta siç e thamë në nëntor 2009, kur në pankinën e sardëve ishte ulur pikërisht ish-juventini Masimilian­o Alegri.

- Juventusi është një ndër tri skuadrat, së bashku me Liverpulin dhe Barcelonën, e cila nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi (duke llogaritur 5 ligat më të rëndësishm­e të Europës), në vitin diellor 2019, duke grumbullua­r 13 fitore dhe 4 barazime. - Juventusi, në total, nuk njeh humbje në shtëpi, prej 29 takimesh radhazi në kampionat (24 fitore dhe 5 barazime, konkretish­t nga 30 shtatori i vitit 2017.

- Juventusi e ka mbajtur portën të paprekur vetëm në 5 ndeshje të këtij kampionati. Ishte që prej sezonit 2010-2011, që nuk pësonin kaq shumë, pas vetëm 17 ndeshjesh në Serinë A.

- Kaljari ka shënuar të paktën një gol në 10 transferta­t e fundit në Serinë A. Më shumë se kaq, sardët kanë mundur të bëjnë vetëm mes vitit 19931994, kur realizuan të paktën një gol në 13 transferta radhazi. - Nga fillimi i vitit 2010 e deri më sot, Juventusi ka pësuar 0.8 gola për ndeshje në Serinë A. Asnjë ekip tjetër, përjashtua­r vitin 1929, nuk ka bërë më mirë në mbrojtje brenda një dekade.

- Kristiano Ronaldo ka shënuar në katër ndeshjet e fundit radhazi në kampionat, por në epokën e tij juventine nuk e ka gjetur golin kurrë në pesë sfida radhazi, në Serinë A. - Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi, ka luajtur 28 mijë e 648 minuta në dekadën e sapombyllu­r. Vetëm Lionel Mesi me 28.846 ka bërë më mirë në pesë ligat kryesore të Europës, sesa juventini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania