Panorama Sport (Albania)

Tirana pa frena, Vllazninë e e tërbon tërbon një... një... femër femër

Flamurtari ndal shkodranët, Jonuz: Gjyqtarja Rusta na mohoi 2 penallti

- BUJAR BALLIU

Tirana ka hedhur një hap të rëndësishë­m drejt kalimit në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Bardheblut­ë mposhtën Kastriotin me shifrat 1-3, në transfertë­n e "Redi Malokut", sfidë të cilën e nisën me një formacion miks. Pjesa e parë foli për skuadrën vendëse të Kastriotit, e cila arriti dhe të shënonte dhe ta mbyllte fraksionin e parë në epërsinë e një goli, por në pjesën e dytë të ndikuar edhe nga dëmtimi i Mehmetit dhe Markut te krutanët, por edhe nga aktivizimi i Kobinasë dhe Bathës te bardheblut­ë, loja e Tiranës rritet dhe arrijnë të barazojnë dhe përmbysin rezultatin.

NDESHJA - Starti i ndeshjes flet për Tiranën që e nis me qarkullim topi dhe kontrollon lojën, por goditja e parë drejt portës do të vinte nga krutanët, të cilët në të gjashtën tentojnë të godasin portën me Sefgjinin, por asnjë rrezik për portierin Qirko. Në të nëntën, krutanët ndërtojnë një aksion model që finalizohe­t me gol nga Ajazi, ky i fundit pas një topi të marrë nga mesfusha në afërsi të zonës godet fuqishëm, duke tundur rrjetën e Qirkos, dhe zhbllokuar shifrat. Kastrioti "merr zemër" pas golit të parë dhe shton sulmet në drejtim të portës së Tiranës. Bardheblut­ë, edhe pse e nisën me ritëm nuk arrijnë të ndërtojnë një aksion të rrezikshëm në portën e vendësve, ndërsa skuadra e Ndreut, herë pas here shfaqet rrezikshëm me Markun dhe Ajazin. Minuta e 18-të, sjell një rast ideal për krutanët, dhe është sërish Marku që nga krahu i djathtë i sulmit kroson në zonë për Ajazin, me këtë të fundit që shtrihet por nuk arrin të kontrolloj­ë topin. Bardheblut­ë reagojnë, dhe i afrohen zonës së Pujës, por goditja e Stafës e çon topin pa adresë. Loja është e bukur, dhe janë krutanët ata që shfaqen më të rrezikshëm në zonën kundërshta­re në minutat e pjesës së parë. Fraksioni i parë mbyllet me një inkursion model. Është Bardhi i krutanëve ai që ndërmerr një inkursion personal që nga zona e mbrojtjes së tij dhe me sprint e përshkon afro 60 metra, duke dribluar 3-4 lojtarë të Tiranës.

PJESA E DYTË - Duke parë që skuadra "çaloi" në pjesën e parë, trajneri i Tiranës e nis pjesën e dytë me dy ndërrime. Në fushë futet

Kobina dhe Batha, që lënë në dhomat e zhveshjes Halilin dhe Stafën. Këto ndërrime rezultojnë efikase, pasi dy minuta pas startit të pjesës së dytë vjen edhe goli i parë i Tiranës. Është Ismaili ai që përfiton nga një gabim i mbrojtjes krutane dhe diagonalis­ht godet

fort duke arritur të barazojë shifrat. Në ndryshim nga pjesa e parë, Tirana është më e organizuar dhe ka ndryshuar fytyrë, duke u shfaqur më kërkuese. Batha në të 57-ën, pas një kombinimi të bukur me Muçin, godet, por "sfera" kalon ngjitur me shtyllën pingule.

Janë minuta të arta që flasin për bardheblut­ë, dhe është Muçi ai që nga krahu i djathtë i sulmit godet portën, nga ku topi përplaset në shtyllën pingule dhe përfundon në rrjetë, duke kaluar Tiranën në avantazh. Krutanët nuk dorëzohen dhe me Gjinajn dhe

Karakaçin, rrezikojnë portën e Qirkos, por pa arritur të shënojnë. Loja është e bukur me ritëm, dhe bardheblut­ë pasi shënuan golin që përmbysi shifrat janë më të qetë. Goditjet nga distanca të Bathës dhe Kobinasë tentojnë të zënë në befasi portierin

Puja, por ky i fundit ua mohon golin. Shtylla i mohon golin sërish Muçit në të 82-ën, ndërsa tri minuta më vonë bardheblut­ë fitojnë një penallti. Karakaçi ndërhyn keq ndaj Vangjelit, dhe për kryesorin ka penallti, ekzekuton Muçi që vulos shifrat në 1-3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania