Panorama Sport (Albania)

Interi shtrin Fioren, debuton Eriksen

Shënojnë edhe Kandreva e Kaseres, Konte tani sfidon Gatuzon

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ekishte thënë që po priste me padurim. U tha, u bë: Kristian Eriksen debuton pas 66 minutash në Inter-Fiorentina. Më pak se një minutë më pas festoi me Barelën dhe shokë golin e 2-1, i shënuar nga italiani. Dhuron edhe një asist për Lautaron, i anuluar për “offside”. Kandreva dhe Kaseres shënojnë golat e tjerë, por janë zikaltrit që brohorasin në fund për gjysmëfina­let.

PROBLEME DHE GOL -

Violët shfaqen menjëherë agresivë dhe të rrezikshëm me një diagonale të Lirolës që del jashtë kuadratit për vetëm pak centimetra. Përgjigjet Interi me një aksion të Aleksis Sançezit, i cili gjen megjithatë të përgatitur Terraçanon. Skuadra e Iakinit sulmon me vazhdimësi zonën interiste dhe i beson çelësat e sulmit Kiezës. Interi gabon diçka, por rikuperon disa topa të rrezikshëm të humbur nga Badelj, ndërsa në të 15-ën sërish Kieza kërkon pa fat konkluzion­in me akrobaci. 3 minuta më vonë Vesino shpërdoron krosimin e Sançezit nga goditja këndore, ndërsa më vonë Lukaku nuk arrin në tentativën e vertikaliz­imit dhe Terraçano frenon gjithçka. Handanoviç bën të njëjtën gjë në krahun e kundërt në një harkim të Dalbert për Pulgar. Ndeshja pëson një ndalesë, Barela përpiqet të japë shkëndijën me një goditje potente në të 27-ën, por topi përfundon mbi traversë. Në të 29ën tenton edhe Vesino, Terraçano nuk befasohet duke u konfirmuar gjithmonë i vëmendshëm. Pjesa e parë duket se do të mbyllet në barazim, por në të 44-tën gjatë një kaosi në zonë Çekerini dhe Lirola nuk arrijnë të ndalin Lautaron, topi ndalet në këmbët e Kandrevës që dy hapa nga kuadrati firmos avantazhin. Goli konfirmohe­t pas përsëritje­s në VAR.

KALOJNË ZIKALTRIT -

Interi, i nxitur nga epërsia, nis me ritëm të mirë pjesën e dytë: pas 2 minutash Milenkoviç duhet të ndërpresë një vertikaliz­im të Sançezit për Lautaron. Ndërkohë, vetë argjentina­si shfaqet i rrezikshëm në të 49ën me një të majtë që gjen pjesën e jashtme të rrjetës. Në krahun tjetër Kutrone merr vendin e Badelj. Këtu violët fillojnë të fitojnë terren dhe shpërblehe­n: një krosim i Pulgarit gjen Kaseresin i cili realizon dhe vendos baraspeshë­n. Fiorentina duket të gjejë forcën për të ndryshuar inercinë dhe Vlahoviç ka në këmbë një rast të artë, i vetëm përpara Handanoviç­it, por tenton

parabolën dhe portieri slloven i mohon festën me reflekse. Në të 76-ën është radha e Eriksenit e duket sikur lëvizja i sjell fat Interit, që kalon sërish në avantazh me Barelën, falë konkluzion­it fantastik të mesfushori­t i cili lëshon një “silur” fluturimth­i nga jashtë zone.

Miqtë nuk arrijnë më të reagojnë, me vendësit që do të kishin gjetur edhe trisin me Lautaron, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pas tri barazimesh radhazi në kampionat, Konte me një Inter të bukur pret “biletën” e gjysmëfina­leve ku do të sfidojë Napolin e Gatuzos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania