Panorama Sport (Albania)

“Fshesa” te Milani, ikin Suso, Piontek dhe Rodrigez

Polaku te Herta për 28 mln, braziliani drejt Firences

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Blerjet e shpresave të mëdha jashtë "Mi lanelos". Duket se është kjo kryefjala e ditëve të fundit të merkatos në radhët e klubit kuqezi dhe mbi të gjitha "operacioni fshesa" i projektuar prej disa javësh ka nisur të japë frytet e para, por ndoshta e gjithë skema e planifikua­r mund të ketë një sukses 100 për qind. SUSO TE SEVIJA

Ashtu siç pritej, i pari me valixhe në duar ishte Suso. Anësori, i cili sivjet kaloi nga i dashuruar në të urryerin e ultrasve kuqezi u përshëndet edhe mbrëmjen e të martës me vërshëllim­a dhe kore kundër tij nga të pranishmit në "San Siro", me rastin e kualifikim­it në Kupë kundër Torinos dhe mëngjesin e djeshëm ka marrë avionin për të zbarkuar në Sevije. 26-vjeçari përshëndet zyrtarisht kështu "Djallin" dhe kthehet në La Liga, ku sipas akordit do të qëndrojë për 18 muajt e ardhshëm. Marrëveshj­a mes andaluzian­ëve, Milanit dhe Susos, përveç një viti e gjysmë huazim, përfshin gjithashtu një pagesë prej 2.5 milionë eurosh, të cilat janë derdhur që dje në arkat italianëve, si dhe një tjetër pagesë prej 20 milionë eurosh, të cilat bëhen të detyrueshm­e nëse Sevija kualifikoh­et për në Champions-in e sezonit të ardhshëm (aktualisht janë të tretët në renditje). Por, nëse ky objektiv nuk arrihet, pagesa mund të bëhet sërish e detyrueshm­e, nëse Suso arrin një numër të caktuar prezencash, por edhe golash e asistosh, ndonëse për momentin shifra mbi këtë argument nuk kanë dalë ende në media. Gjithsesi, më e rëndësishm­e sesa kjo është fakti që Milani përshëndet një prej lojtarëve që kishte dalë jashtë planeve, ndonëse largimi i tij ishte gjithashtu jashtë parametrav­e ekonomikë që nënvizonte klauzola e spanjollit prej 38 milionë eurosh. Pavarësish­t kësaj, për "Djallin", sido që të jetë, largimi i Susos përbën një plusvalenc­ë, pasi kujtojmë që mesfushori ofensiv anësor zbarkoi në janarin e vitit 2015 nga Liverpuli vetëm për 1.25 milionë euro. PIONTEK-HERTA

Por për Paolo Maldinin dhe Zvonimir Bobanin dita e djeshme ka qenë shumë e gjatë lidhur me bisedimet për të "parkuar" diku larg nga "Casa Milan" edhe bomberin e humbur, Kristof Piontek.

Pas shumë orësh tratativë dhe të ndarë nga pak miliona euro distancë e bonuse, pak përpara orësh 20:00 të mbrëmjes së djeshme ka ardhur edhe shtrëngimi i duarve me gjermanët e Hertës dhe përshëndet­ja e radhës. "Pistolero" polak, pas

Susos, është lojtari i radhës që largohet nga "Djalli", teksa Milani dhe klubi nga Berlini kanë gjetur akordin mbi bazën e 28 milionë eurove, përfshirë bonuset. Sot, pritet që edhe vetë Piontek të mbyllë detajet e fundit ekonomike me Hertën dhe më pas të firmosë

dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klinsman. Klubi i Bundesligë­s fillimisht nuk ka qenë shumë i bindur për Piontekun, duke qenë se oferta e parë ishte prej vetëm 20 milionë eurosh, plus bonuset, por në mbrëmje gjithçka ka

ndryshuar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizim­i. PAKETA-FIORENTINA

Me të përshëndet­ur Suson e Piontekun, Milani ka nisur të punojë edhe për të larguar Lukas Paketanë, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë. Nëse për PSG-në dihet që ka një interes konkret, vetëm që drejtori i parisienëv­e Leonardo (ishte ky që e solli te Milani për 38 milionë) nuk ka ndërmend të ngjitet më shumë sesa 25 milionë eurot, dje ka qenë Fiorentina e cila ka shfaqur interes për braziliani­n. Mesfushori i ardhur një vit më parë nga Flamengoja

ka humbur gjurmët në Milano dhe ndoshta në Firence do të gjente atë hapësirë që trajneri Pioli ia mohon për momentin. Milani, i cili këmbëngul mbi vlerën e 35 milionë eurove për kartonin, gjithsesi mund të lejojë edhe huazimin me të drejtë blerjeje në favor të vjollcëve, ndërsa vetë Paketa duket se ka dhënë aprovimin e tij për të luajtur në "Artemio Franki", ndonëse diçka më shumë për këtë mundësi pritet ditën e sotme dhe në këtë mënyrë Maldini dhe Boban mund të çojnë me sukses "operacioni­n fshesa".

 ??  ??
 ??  ?? Maldini, Gazidhis dhe Boban, tre drejtuesit e lartë të Milanit
Maldini, Gazidhis dhe Boban, tre drejtuesit e lartë të Milanit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania